Balkans Policy Research Group
AL | EN | SRB
Featured Image

Komunikatë për media - Avancimi i institucioneve të Kosovës, demokratizimi dhe bashkëpunimi rajonal

Published at: 2019-01-22

22 Janar 2019

Komunikatë për media

Grupit për Ballkan lansoi projektin “Avancimi i institucioneve të Kosovës, demokratizimi dhe bashkëpunimi rajonal” financuar nga Ministria e Punve të Jashtme të Norvegjisë. Projekti dyvjeçar përfshinë një sferë të gjerë të akterëve siç janë qeveritë, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat të cilët do të ndikojnë në ndryshime shoqërore.

Projekti synon të avancoj agjendën evropiane të Kosovës nëpërmjet forcimit të institucioneve, demokratizimit dhe bashkëpunimit rajonal, me pjesëmarrje nga të gjitha nivelet e shoqërisë.

Ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad, përderisa vuri në dukje një numër faktorësh të rëndësishëm për konsolidimin demokratik sic janë besim tek politikanët, përfshirja e grave dhe të rinjve në vendimmarrje, arritja e marrëveshjeve, konsensusi në mes të partive politike dhe reforma afatgjate dhe të qëndrueshme. Ai theksoi se “Dështimi për të siguruar stabilitet është më i madh nëse këto parime nuk përmbushen dhe prandaj, përmes këtij projekti ne kërkojmë të ndërtojmë mbi këto parime. Kosova ka gra dhe burra të fortë. Këto duhet të përkthehen në institucione të forta.”

Duke uruar për lansimin e projektit të ri, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj theksoi se “programi i ri që po niset sot e ka rëndësinë e vet sepse dinamikat e qëllimeve të mëdha po pengojnë në përditshmerinë tonë.”

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës falenderoi Qeverinë e Norvegjisë duke shtuar se, “Pas dy dekadave interesi ynë është në diversitet. Tash në ketë fazë të procesit Norvegjia vazhdon të luaj rol të jashtzakonshëm në Kosovë. Ky program do të ndihmojë në arritjen e qëllimeve si dhe do të reflektoj suksesshëm tek benificuesit.”

Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit për Ballkan, prezantoi tri shtyllat e agjendës programore të organizatës:

  • Fuqizimi i institucioneve dhe konsolidimi demokratik
  • Bashkëpunimi rajonal dhe ndërtimi i marrëdhënjeve të fqinjësisë së mirë
  • Integrimet Evropiane

“Ne thellësisht besojmë që këto tri prioritete, veç tjerash janë edhe prioritete të vet shtetit e institucioneve të Kosovës. Kontributi ynë është komplementar më qëllim të përshpejtimit të këtyre agjendave, rritjes se pjesëmarrjes dhe ofrimit të përspektivës nga shoqëria civile” – tha z. Rashiti.

Më tej shtoi se “Qeveria e Norvegjisë dhe Ambasadori Strand kanë vazhduar mbështetjen për Grupin për Ballkan, duke na mundësuar që të intensifikojmë aktivitetet dhe punën tonë në përputhje me programet e lartpërmendura.”

Veprimet kryesore të projektit përshijnë dialogun e brendshëm politik, trajnime për të rinjtë në politikë, përmirësimi i ndarjes së pushteteve, kontrolli dhe balancimi ndërmjet tyre, promovimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe zhvillimi i marrëdhënieve rajonale.

Aktivitetet inkurajojnë dhe promovojnë pjesëmarrjen e grave, minoriteteve etnike dhe të rinjve për të fuqizuar plotësisht proceset e vendimmarrjes dhe për të ndërtuar një kulturë të gjithë përfshirjes. Projekti është i strukturuar në tri komponentë kryesore: mbështetje të dialogut politik, bashkëpunimi rajonal, përmirësimi i ndarjes së pushteteve dhe kontrolli e balancimi ndërmjet tyre.