Balkans Policy Research Group
AL | EN | SRB

Kosova dhe zgjedhjet: Çfarë mund të përmirësohet

Published at: 2018-10-25

Reforma zgjedhore është një prej temave më të diskutuara në vitet e fundit në Kosovë. Faktorët lokal, në veçanti shoqëria civile dhe ata ndërkombëtar vazhdojnë të insistojnë se Kosova duhet të bëjë refomë thelbesore të kuadrit zgjedhor. Megjithatë pas një numër përpjekjeve partitë poltike kanë dëshmuar se nuk kanë vullnet për ta bërë reformën. Zgjedhjet e reja, kryesisht të parakohëshme, zhvillohen dhe ato vlerësohen më të mira pas çdo cikli të ri, përjashto këtu komunat e veriut të vendit, dhe komunat tjera në jug me shumicë serbe ku zgjedhjet që nga viti 2013, janë manipuluar tërësisht përmes shtrirjës së ndikimit të Beogradit.

Vështirë të pritet ndonjë ndryshim i shpejtë i qëndrimeve politike sa i përket reformës, aq më pak në periudhën ku skena politike po mirret me tema tjera poashtu të rëndësishme. Prandaj në mungesë të një reforme të thellë të sistemit zgjedhor, raporti Kosova dhe Zgjedhjet: Çfarë Mund të Përmirësohet, adreson problemet e sistemit akutal dhe rekomandon përmisime në kuadër të këtij ligji zgjedhor ashtu që procesi i administrimit të zgjehdjeve dhe procesimi i rezultateve të bëhen më efikase…

Këto përmirësime, siç janë shtjelluar në raport, nuk kërkojnë shumë debat politik, janë lehtësisht të bëhshme dhe do të ndikonin dukshëm në rritjen e besimit në procesin zgjedhor, eliminimin e vonesave dhe procesimin e shpejtë të rezultateve…

Raporti, Kosova dhe Zgjedhjet: Cfarë  Mund të Përmirësohet është hulumtuar dhe publikuar në partneritet me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP). Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe ministrisë së punëve të jashtme të Danimarkës (menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) si dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.