Partitë firmosin Deklaratën e Mirësjelljes:

Përfaqësuesit e koalicioneve dhe subjekteve të tjera politike, kanë nënshkruar sot në praninë e shefes së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, një deklaratë të mirësjelljes, me të cilën zotohen për garë fer e të drejtë në zgjedhjet e 11 qershorit. Nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, deklarata është nënshkruar nga nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj; nga LDK-ja ishte nënkryetari Agim Veliu; nga Vetëvendosja, Dardan Sejdiu; dhe përfaqësues të tjerë.

Burimi: http://klankosova.tv/partite-firmosin-deklaraten-e-miresjelljes/