Lansimi i raportit të progresit për shtyllën e parë të ERA-s

Grupi për Ballkan lanson raportin “Agjenda për Reforma Evropiane: Raporti i Progresit për Qeverisjen e Mirë dhe Sundimin e Ligjit.” Raporti prezanton ritmin e implementimit në këtë fushë, vonesat dhe sfidat me të cilat është përballur ky proces që nga nëntori 2016 e deri në muajin tetor 2017.

Me këtë rast Grupi për Ballkan organizon një konferencë/tryezë të veçantë. Pjesëmarrës në panelin e diskutimit do të jenë: Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova dhe Ambasadori Norvegjez, Per Strand Sjaastad.

Ngjarja organizohet të premten, më 10 nëntor 2017, duke filluar nga ora 10:30, në hotelin “Swiss Diamond”, Salla e Konferencave Artana, në Prishtinë.