Projektet

Projekti tre-vjeçar “Fuqizimi i paqes dhe shtet-ndërtimit, dhe avancimi i agjendës evropiane” synon të punoj me akterë që ndikojnë drejtpërdrejt në ndryshime si shoqëria civile, qeveritë, partitë politike dhe media. Projekti synon të zhvilloj shtet-ndërtimin dhe agjendën evropiane, përmes ndërtimit të konsensusit, politikëbërjes gjithëpërfshirëse, kontributit të ekspertëve, rritjes së mbështetjes politike dhe shoqërore për paqen, edukimit të përfaqësuesve politikë, mbështetjes së bashkëpunimit rajonal dhe avancimit të zbatimit të reformave.
Objektivi i Përgjithshëm: Fuqizimi i paqes, ndërtimi i shtetit dhe agjenda evropiane, përmes ndërtimit të konsensusit, politikëbërjes gjithëpërfshirëse, kontributit të ekspertëve, rritjes së mbështetjes politike dhe shoqërore për paqen, edukimit të përfaqësuesve politikë, mbështetjes së bashkëpunimit rajonal dhe avancimit në zbatimin e reformave.
Përmes këtij projekti Grupi për Ballkan u mundëson të gjithë udhëheqësve, burrave dhe grave të zgjedhura, figurave të rëndësishme publike, ombudspersoni dhe personaliteteteve vendore dhe mbështetësit ndërkombëtarë të jenë një pjesë kryesore në fushatën e udhëhequr nga vendi për të promovuar ndryshimi i kuotës.
Ky projekt lanson një nga fushatat më të mëdha në terren që do të shtyjë për fillimin e ndryshimit të kuotës. Grupi për Ballkan më vonë do të ndihmojë qeverinë dhe asamblenë në procesin e ndryshimit të legjislacionit. Fushata do t’i shërbejë qëllimit të kthimit të çështjes së ndryshimit të kuotave në agjendë dhe mobilizimit të mbështetjes për të.
Qëllimi i përgjithshëm: Objektiva e projektit qëndron në nxitjen e ndryshimit të kuotës së përfaqësimit të grave duke filluar një fushatë digjitale që bën thirrje për zbatimin e ligjit për barazi gjinore.
Projekti ka qëllim fuqizimin shtesë të ndikimit të grave deputete dhe zgjerimin e ndikimit të tyre në të shtatë (7) rajonet e Kosovës. Aktivitetet e projektit synojnë krijimin e rrjetit të grave të minoriteteve në kuvendet komunale, me qëllim të zgjidhjes së çështjeve gjinore në nivelin lokal dhe atë qendror. Projekti do të përmirësojë përfaqësimin medial të punës së grave deputete dhe do të iniciojë diskursin publik në nivelin lokal dhe atë qendror, duke krijuar kështu një raport të qëndrueshëm mes grupit të grave deputete dhe mediave, nëpërmjet aktiviteteve të vazhdueshme (si psh përmes konferencave, punëtorive dhe intervistave televizive).
Qëllimi i përgjithshëm: Rritja e bashkëpunimit rajonal dhe me media i Grupit të grave deputete.
Projekti ka për qëllim avancimin e Agjendës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet fuqizimit të intsitucioneve dhe bashkëpunimit rajonal, me pjesëmarrjen e të gjitha niveleve të shoqërisë. Projekti dyvjeçar ka në shënjestër një spektër të gjerë të palëve të interesuara që mund të ndikojnë në ndryshime, si shoqëria civile, qeveria, partitë politike dhe mediat. Aktivitetet nxisin dhe promovojnë pjesëmarjen e grave, minoriteteve etnike dhe të rinjëve, në mënyrë që të arrihet fuqizimi përfundimtar i proceseve të vendimarrjes dhe ndërtimi i kulturës së gjithëpërfshirjes. Projekti përbëhet nga tre elemente kryesore: Dialogu Politik, Bashkëpunimi Rajonal dhe Fuqizimi i Kontrolleve dhe Bilanceve.
Aktivitetet e planifikuara parashikojnë tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë, hulumtime, ndërtim të kapaciteteve, ofrim të ekspertizës, ndërtim të partneritetit dhe qasjen në informata.
Qëllimet specifike: Nxitja e dialogut dhe konsensusit të partive politike, nëpërmjet nxitjes të përfshirjes së grave, të rinjëve dhe shoqërisë civile, dhe edukimit të liderëve të ardhshëm politikë.  Promovimi dhe mbështetja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e dyanëshme ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal përmes përfshirjes së institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile.  Fuqizimi i qeverisjes së mirë dhe i sundimit të ligjit, nëpërmjet hulumtimeve dhe debateve për mangësitë juridike, dhe ndërtimi i harmonisë ndërmjet Kushtetutës, sistemit politik dhe seksioneve qeverisëse.
Ky grant mbështet BPRG-në në fuqizimin e ndikimit që ka në Dialogun Politik, Forumin Politik dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për sa i përket elementit të fundit, njëri prej synimeve kryesore të projektit është avancimi i bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve nga Kosova dhe atyre nga Serbia, dhe mobilizimi i përpjekjeve për mbështetjen formale të konzorciumit të grupeve të ekspertëve, qëllimi i të cilëve do të jetë përkrahja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe shoqërive.
Ky grant rezultoi me formimin e Forumit Politik të Grupeve të Ekspertëve (BPRG, QKSS dhe D4D)
Dhe të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG)
Qëllimet:
Projekti ka për qëllim rritjen e ndikimit të produkteve përfundimtare të grupeve të ekspertëve, nëpërmjet katër komponentave të ndara, por që e mbështesin njëra-tjetrën:
  • Dialogu Politik
Si reagim ndaj krizës së vazhdueshme politike, BPRG ka dizajnuar dhe lansuar dialogun lokal ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë, me shpresë se ai do ta ndalë krizën dhe do të rezultojë me një marrëveshje të mbështetur në reforma. Në mars të vitit 2016, BPRG ka iniciuar me sukses tryezën e rrumbullakët për Dialogun, ku ne veprojmë si lehtësues dhe ndërmjetësues të paanshëm, por edhe si këshillëdhënës për çështjet e ekspertizës politike. Korniza kohore e dialogut politik është prej një deri në tre vjet, duke filluar nga marsi i vitit 2016. Synim përfumditar është nxitja e stabilitetit politik dhe krijimi i një kulture të bashkëpunimit përmes dialogut, ndërmjet akterëve politikë, institucioneve dhe OJQ-ve.
  • Forumi Politik
Grupi për Ballkan ndodhet në fazën e themelimit të Forumit Politik, një grup ky i nivelit të lartë i ekspertëve të Kosovës për avokim. Duke marrë parasysh kapacitetin e kufizuar të shoqërisë civile për të ndikuar në ndërrimin e politikës, BPRG ka marrë përsipër rolin prijës për zhvillimin e projekteve, qëllimi i të cilave edhe rritja e aftësive të OJQ-ve për të ndikuar në politikbërje. Planifikojmë të iniciojmë një dialog ndërmjet ekipeve hulumtuese dhe insitucioneve, përmes publikimeve dhe hulumtimeve të përbashkëta, si dhe inciativave për avokim bashkë me OJQ-të e tjera. Nëpërmjet këtij intervenimi dëshirojmë të kemi një ekspertizë të përbashkët të ekipeve hulumtuese për çështje gjithëpërfshirëse, të përgatisim dokumente të përbashkëta hulumtuese dhe politike, të organizojmë evente të përbashkëta e të koordinuara, dhe t’i mobilizojmë institucionet që merren me tema që fuqizojnë shtetin e Kosovës. Ky aktivitet do të fuqizojë aftësinë e grupeve hulumtuese të ekspertëve lokalë për të avokuar në mënyrë të efektshme, derisa të mos fuqizohen mjaftueshëm për iniciimin e ndryshimeve në nivel shtetëror.
  • Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kritikuar ashpër nga opozita dhe nga shoqëria civile në Kosovë, ku nacionalizmi tashmë ka fituar një bazë të mjaftueshme për kundërshtimin e asaj që perceptohet si një elitë e korruptuar qeverisëse që po i lëshon së tepërmi pe Beogradit. Nga ana tjetër, çfarëdo lloj vonese në dialog BPRG e përjeton të dëmshme për shtetin e ri të Kosovës, andaj planifikon të angazhojë grupe të ekspertëve në Kosovë dhe Serbi, për dizajnimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta të cilat do t’i kontribuojnë normalizimit të marrëdhënieve. Shpresojmë se projekti do të përfundojë me themelimin e një kozorciumi të përbashkët të grupeve lokale të ekspertëve dhe kolegëve të tyre nga Serbia. Në fakt, BPRG tashmë ka iniciuar dhe udhëhequr përpilimin e një letre të përbashkët të grupeve të ekspertëve nga Kosova dhe Serbia, përmes së cilës i bëhet thirrje institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare që t’i mbështesin përpjekjet e shoqërisë civile për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në nivel shtetëror dhe shoqëror. Iniciativa ka nxitur interesimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për mbështetjen e konzorciumit të OJQ-ve të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nën udhëheqjen e Grupit për Ballkan.
  • Hulumtime dhe Publikime
BPRG është i përkushtuar për vazhdimin e hartimit të raporteve kualitative që bazohen në hulumtime në terren, dhe angazhohet aktivisht në reformën institucionale dhe ndryshimin e politikave. Qëllimi ynë është që ta shfrytëzojmë ekspertizën tonë për mbështetjen e progresit në fushat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës, si dhe përpjekjet për integrimin e saj në BE, respektivisht ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve demokratike, integrimin e komuniteteve, pajtimin dhe sundimin e ligjit.
I udhëhequr nga BPRG, ky projekt synon promovimin dhe komunikimin drejt opinionit publik të përfitimeve nga dialogu teknik për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u fokusuar në veprimet e shumta të komunikimit dhe punës në terren, bashkëpunimin peer-to-peer, hulumtimin dhe përfshirjen lokale.
Qëllimet përfshijnë: Zgjerimin e mbështetjes për dialogun Beograd-Prishtinë, të lehtësuar nga BE-ja; Shqyrtimin e perspektivës së qytetarëve për dialogun dhe proceset e tij; Lehtësimin e bashkëpunimit dhe rrjetëzimin mes të rinjëve, OJQ-ve, opinionbërësve dhe mediave; Rritjen e nivelit të komunikimit dhe nxitjen e një perspektive progresive për qytetarët; Themelimin e grupit të përhershëm të OJQ-ve dhe grupit të ekspertëve të aftë për avokim dhe mbështetje të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi, që do t’i implementojë këto veprime dhe që përbëhet nga 8 OJQ rajonale:  Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG), Demokracia për Zhvillim (D4D), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe NVO Aktiv, në Kosovë; Forumi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Lëvizja Evropiane për Serbinë (EMinS),  Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) dhe Komisioni i Juristëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM), në Serbi.
Projekti ka për synim avancimin e Agjendës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet fuqizimit të institucioneve dhe bashkëpunimit rajonal, me pjesëmarrjen e të gjitha niveleve të shoqërisë. Projekti dyvjeçar ka në shënjestër një spektër të gjerë të palëve të interesuara të cilat mund të ndikojnë në ndryshime, si: shoqëria civile, qeveria, partitë politike dhe mediat. Aktivitetet e projektit nxisin dhe promovojnë pjesëmarjen e grave, minoriteteve etnike dhe të rinjëve, në mënyrë që të arrihet fuqizimi përfundimtar i proceseve të vendim-marrjes dhe ndërtimi i kulturës së gjithëpërfshirjes. Projekti përbëhet nga tre elementë kryesorë:  Dialogu Politik, Bashkëpunimi Rajonal dhe Fuqizimi i Kontrolleve dhe Bilanceve.
Aktivitetet e planifikuara parashikojnë tryeza te rrumbullakëta të nivelit të lartë, hulumtime, ndërtim të kapaciteteve, ofrim të ekspertizës, ndërtimin e partneritetit dhe qasjen në informata.
Qëllimet specifike:
  • Nxitja e dialogut dhe konsensusit të partive politike, nëpërmjet nxitjes së përfshirjes së grave, të rinjëve dhe shoqërisë civile, dhe edukimit të liderëve të ardhshëm politikë.
  • Promovimi dhe mbështetja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e dyanëshme ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal përmes përfshirjes së institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile.       .
  • Fuqizimi i qeverisjes së mirë dhe i sundimit të ligjit, nëpërmjet hulumtimeve dhe debateve për mangësi juridike, dhe ndërtimi i harmonisë ndërmjet Kushtetutës, sistemit politik dhe sektorëve qeveritarë.
Nëpërmjet hulumtimit nga zyra dhe në terren, projekti synonte të kuptonte dhe lehtësonte ndërtimin e një ambienti më të favorshëm për hulumtim, shkollim, dhe inovim, me fokus të veçantë në ngritjen e kapaciteteve për absorbimin e mjeteve të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vlerësimi rajonal ndikoi drejtpërsëdrejti në komunikim me institucionet relevante shtetërore, me qëllim të vënies në pah dhe investimit në zonat e shënjestuara. BPRG e udhëhoqi komponentin kosovar.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është avancimi i kapaciteteve të gazetarëve për raportimin e përparimit të sundimit të ligjit në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, dhe mbështetja e një bashkëpunimi më të mirë ndërsektorial të odave, gazetarëve dhe shoqërisë civile, në kuadër të secilit shtet dhe vetë rajonit.
Në mënyrë që të arrihen qëllimet e përgjithshme specifike të projektit, duhet të:
  • Përcillet kualiteti i raportimeve mediale për çështjet e caktuara;
  • Fuqizohen gazetarët profesionistë, me qëllim të raportimit profesional dhe respektimit të supozimit të pafajësisë, mbrojtjes së të miturve, sigurimit të identitetit të viktimave të mbrojtura, etj;
  • Ngritet niveli i komunikimit dhe shkëmbimit të informatave ndërmjet avokatëve që janë të njoftuar mirë për standardet e gjykimit të drejtë të gazetarëve;
  • Krijohet një front i bashkuar dhe i qëndrueshëm për implementimin e sundimit të ligjit në të pesë shtetet partnere;
  • Krijohen linjat e reja të komunikimit ndërmjet odës rajonale të avokatëve dhe OJQ-ve;
Projekti ka synim fuqizimin e kapaciteteve të brendshme të Grupit për Ballkan (si psh. sigurimin e trajnimeve për stafin, blerjen e softuerit të statistikave) dhe rritjen e cilësisë së produkteve të tij. Granti ia mundëson BPRG-së shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve të veta njerëzore ekzistuese dhe atyre në ardhje, si dhe rritjen e aftësisë për avokim të sukesshëm për ndryshim të politikës.
Qëllimet: Projekti i propozuar aspiron arritjen e këtyre rezultateve:
  • Rritjen e cilësisë së rezultateve të hulumtimeve të ekspertëve të BPRG, nëpërmjet përvetësimit të aftësive dhe mjeteve kuantitative;
  • Fuqizimin e zhvillimit të një lëmie të re programatike dhe plotësimi i ekspertizës ekzistuese me instrumentet të nevojshme për hulumtime dhe analiza të kualitetit të lartë;
  • Zhvillimin e mjeteve dhe burimeve njerëzore, për arritjen e një dukshmërie dhe ndikimi më të madh të punës së BPRG;
  • Angazhimin e mjeteve inovative për rritjen e interesimit të institucioneve, mediave dhe publikut për punën e BPRG;
  • Fuqizimin e strukturave qeverisëse të brendshme me qëllim të shfrytëzimit të plotë të potencialit të Bordit Drejtues dhe Bordit Këshillëdhënës, për të kontribuuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të BPRG.
Projekti ka synim inkurajimin e reformave që kontribuojnë në fuqizimin demokratik, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë dhe intensitetit të angazhimit qytetar në politikbërje. Aktivitetet e projektit (si p.sh. Forumi Politik, takimet informuese dhe përmbledhjet e shkurta politike) synojnë ofrimin e alternativave politike për problemet urgjente institucionale, nxitjen e debateve informuese publike për çështjet madhore, ndarjen e mjeteve dhe ushtrimin e ndikimit përmes avokimit për realizimin e ndryshimeve të prekshme, dhe plotësimin e zbraztësirave ekzistuese në funksionimin institucional.
Qëllimet: Qëllimet specifike të projektit janë: Përmirësimi i aftësisë së shoqërisë civile për avokimin e ndërrimit të politikave – nëpërmjet aplikimit të mjeteve inovative të avokimit; Rritja e cilësisë së politikbërjes dhe vendim-marrjes publike, nëpërmjet rritjes së kontributit të ekspertëve të shoqërisë civile për çështje specifike politike që ndërlidhen me ndërtimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe me administratën publike; Inkurajimi i pjesëmarrjes më aktive të qytetarëve në debate publike, nëpërmjet sigurimit të informatave të qasshme për çështjet kryesore politike, dhe nxitja e aftësisë së qytetarëve për kërkim të llogaridhënies nga institucionet; Inkurajimi i reformave procedurale administrative, si mjet për rritjen e besimit ndaj dhe qasjes së opinionit publik në institucione (lokale dhe qendrore)
Që nga marsi i vitit 2016 Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) lehtëson Dialogun e Ndërmjetësimit mes liderëve të qeverisë dhe opozitës në Kosovë. BPRG është organizata e parë dhe e vetme lokale që ka arritur të sjellë në tryezën e bisedimeve lidershipin politik të pesë partive kryesore parlamentare. Si grup i ekspertëve të pavarur dhe të paanshëm, BPRG ka arritur që zhvillimet politike t’i orientojë me sukses drejt stabilitetit dhe qasjes më demokratike.
Qëllimi i projektit është që:
  • përfshijë minoritetet në procesin e nxitjes së një kulture të dialogut që forcon stabilitetin politik dhe parimet demokratike;
  • përfshijë grupet parlamentare dhe ato të grave në krijimin e konsensusit për çështjet kryesore politike; dhe në arritjen e konsensusit për reformat kryesore për integrim në BE;
  • fuqizojë rolin e të rinjëve në politikë dhe t’i kontribuojë valës së re të ndryshimeve brenda partive politike.
Projekti përbëhet nga një fushatë gjithëpërfshirëse e komunikimit, e cila për qëllim ka rritjen e ndërgjegjes qytetare për pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar në Kosovë. Aktivitetet kryesore (si për shembull fokus-grupet e diskutimit – FDG, debatet e hapura) janë të vendosura në komunat e Ferizajt, Vushtrrisë dhe Drenasit, prej nga një numër i madh i luftëtarëve iu bashkuan luftës për xhihad në Siri dhe Irak.
Qëllimet e projektit: Të ndikohet në veprime/sjellje:  Të inkurajohet audienca e shënjestruar që të kërkojë më shumë informata për pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, dhe që, në bashkëpunim me insitucionet dhe partnerët relevantë, të ndërmirren masa energjike parandaluese, me qëllim të parandalimit të ekstremizmit.
Të ndikohet në normat shoqërore: Të promovohet parandalimi dhe raportimi i radikalizmit në mesin e audiencës së shënjestruar, dhe atë në të gjitha fazat e procesit të rekrutimit. Këtu përfshihet parandalimi dhe raportimi i vendeve të rekrutimit, identifikimi i synimeve të tyre, besimet, mjetet e bindjes, etj. Po ashtu, fushata jonë do të përpiqet të ndikojë në normat shoqërore, në mënyrë që audienca e shënjestruar të bisedojë me moshatarët e tyre për rreziqet e mëdha që bartë me vete përfshirja e drejtpërdrejtë në aktivitete terroriste.
Të rritet vetëdijësimi publik dhe njohuritë për pasojat e radikalizmit, dhe për rëndësinë e kundërshtimit të ideologjive të dhunës ekstreme (VE) – qoftë me fjalë apo në praktikë. Në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e tjera, “Mbështetja e Premtimit” do t’ia ofrojë audiencës mundësinë e të mësuarit për ekstremizmin dhe radikalizmin fetar, por edhe do të ngris shqetësimet e tyre dhe do t’i adresojë çështjet relevante nëpër forumet e pas fushatës që do t’i organizojmë ne.
BPRG do të zhvillojë një Strategji të Avokimit për të ndihmuar implementimin e programit katërvjeçar për institucionalizimin dhe përfshirjen sociale të nevojave të komunitetit RAE. BPRG do të shërbejë si kanal i tyre kryesor i avokimit për avancimin e dialogut me qeverinë qendrore dhe komunitetin e donatorëve. Projekti udhëhiqet nga Fondacioni HEKS dhe implementohet nga Terre des Hommes, Delegacioni në Kosovë, dhe nga Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE), dhe ai e mbulon gjithë vendin, gjegjësisht komunat specifike – varësisht nga ndërhyrjet. Për të arritur një institucionalizim të suksesshëm të ndërhyrjeve të dëshmuara si të suksesshme për përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve RAE në Kosovë, implementuesit e projektit janë mbështetur nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) gjatë përpjekjeve për avokim për përfshirjen sociale dhe integrimin e Komunitetet RAE në Kosovë.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e përfshirjes sociale dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së komunitetit RAE. Kjo do të arrihet përmes nxitjes së dialogut politik, fuqizimit, ngitjes së standardit dhe institucionalizimit të ndërhyrjeve të testuara e të dëshmuaara si të suksesshme në fazën e mëparshme. Fushat kryesore të ndërhyrjes së projektit janë dialogu politik, këshillimi për migracionin, mbrojtja e fëmijëve, arsimi, zgjidhja/përmirësimi i problemit të banimit, punësimi dhe të ardhurat.
Rezultatet e pritura
1. Të sigurohen komentet e hollësishme rreth planit të institucionalizimit – të përgatitura nga implementuesit;
2. Të lehtësohen aktivitetet e nivelit të lartë të avokimit, që ndërlidhen me institucionalizimin e ndërmarrë nga implementuesit;
3. Të mbështeten implementuesit gjatë zhvillimit të strategjisë së avokimit për implementimin e planit të institucionalizimit;
4. Të sigurohet ekspertiza teknike për implementuesit, e cila ndërlidhet me aktivitetet e avokimit për projektin;
Projekti promovon fuqizimin demokratik, bashkëpunimin dhe dialogun për reforma, për t’i dhënë kështu fund krizës politike, nëpërmjet diskutimeve për Dialogun Politik që zhvillohen në kuadër të tij. Tryezat e rrumbullakëta për Dialogun janë një prej aktiviteteve të BPRG që si pilot-projekt u lansua me sukses në mars të vitit 2016, kur anëtarët e lartë të partive politike u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët e cila në fokus kishte gjetjen e rrugëdaljes nga kriza.
Qëllimet: Qëllimi përfundimtar i projektit është zgjidhja e krizës politike dhe parandalimi i shfaqjes së dhunës, si dhe shtyrja përpara e agjendës shtetndërtuese të Kosovës. Duke ndihmuar zhvillimin e raporteve të punës mes të gjitha partive politike, do të krijohet një atmosferë “më normale” e punës, e cila do të kontribuojë në atë që institucioneve t’iu kthehet  funksionaliteti i plotë – veçanërisht Kuvendit. Përmes identifikimit të temave dhe çështjeve me interes të përbashkët, projekti do të shpiej drejt një marrëveshje politike të nxitur nga reformat, e cila i adreson pikat kryesore të mosmarrëveshjes dhe rezulton me reforma dhe zgjidhje politike konkrete. Projekti jep një kontribut të rëndësishëm në parandalimin e dështimit të shtetit, i cili ka gati dy  vjet që duket në horizont.
Qëllimet përfshijnë: Arritjen e konsensusit për çështjet kryesore politike të Kosovës (përfshirë këtu dialogun me Serbinë) Mundësimin e funksionimit të plotë të institucioneve (përfshirë këtu kthimin e partive opozitare në Kuvend) Zhvillimin e kulturës së dialogut politik në Kosovë.
Projekti promovon fuqizimin demokratik, bashkëpunimin dhe dialogun për reforma, për t’i dhënë kështu fund krizës politike, nëpërmjet diskutimeve për Dialogun Politik që zhvillohen në kuadër të tij. Tryezat e rrumbullakëta për Dialogun janë njëri prej aktiviteteve të BPRG-së, që si pilot-projekt u lansua me sukses në mars të vitit 2016, kur anëtarët e lartë të partive politike u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët që në fokus kishte gjetjen e rrugëdaljes nga kriza. Granti u përdor për mbështetjen e diskutimeve për Dialogun, të cilat u organizuan nga muaji mars deri në maj të vitit 2016.
Qëllimi: Synimi përfundimtar i projektit është zgjidhja e krizës politike dhe parandalimi i shfaqjes së dhunës, si dhe shtyrja përpara e agjendës shtetndërtuese të Kosovës. Duke ndihmuar zhvillimin e raporteve të punës mes gjithë partive politike do të krijohet një atmosferë “më normale” e punës, e cila do të kontribuojë në kthimin e funksionalitetit të plotë të institucioneve – veçanërisht Kuvendit. Përmes identifikimit të temave dhe çështjeve me interes të përbashkët, projekti do të shpiej drejt një marrëveshje politike të nxitur nga reformat, e cila i adreson pikat kryesore të mosmarrëveshjes dhe që rezulton me reforma dhe zgjidhje konkrete politike. Projekti jep një kontribut të rëndësishëm në parandalimin e dështimit të shtetit, i cili ka gati dy  vjet që duket në horizont.
Qëllimet përfshijnë: Arritjen e konsensusit për çështjet kryesore politike të Kosovës (përfshirë këtu dialogun me Serbinë) Mundësimin e funksionimit të plotë të institucioneve (përfshirë këtu kthimin e partive opozitare në Kuvend) Zhvillimin e kulturës së dialogut politik në Kosovë.
Projekti synon të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëpërmjet integrimit të minoriteteve/komuniteteve përkatëse dhe adresimit të interesave dhe nevojave të tyre për shërbime dhe vende më të mira të punës.
Komponenti i parë, i cili do të implementohet në veri të Kosovës, fokusohet në identifikimin e mekanizmave dhe akterëve që do të nxisin integrimin e ndërmarrjeve lokale publike, të cilat janë të rëndësishme për jetën e serbëve në veri.
Komponenti i dytë, i cili do të implementohet në Serbinë Jugore, fokusohet në pengesat që e vështirësojnë  integrimin institucional të shqiptarëve, dhe në çështjet kryesore për avancimin e të drejtave të minoriteteve.
Komponenti i parë është implementuar në bashkëpunim me Ekipin për Kërkime Sociale (TDI), ndërkaq i dyti është realizuar bashkë me Qendrën për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë (CADD).
Synim është paraqitja para audiencës së gjithë Kosovës e mendimeve të serbëve lidhur me Marrëveshjen e Gushtit për Asociacionin e Komunave Serbe. Më 25 gusht 2015 Kosova dhe Serbia u pajtuan rreth parimeve/protokollit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë – ku përfshihej një periudhë katërmujore për përgatitjen e statutit.
Qëllimet: Qëllimi përfundimtar përfshin anketimin e serbëve lidhur me pranimin e Asociacionit (dhe nivelit të tij) për komunat e tyre.
1. Analizat gjithëprfshirëse të këndvështrimeve, mendimeve dhe pritjeve të serbëve nga Asociacioni i dakorduar i komunave serbe, përballë kundërshtimeve masive të shqiptarëve;
2. Vlerësimi dhe shqyrtimi i ndikimit të krizës turbulente politike në Prishtinë ndaj Asociacionit serb dhe këndvështrimet e atjeshme për Asociacionin/Bashkësinë dhe integrimin;
3. Mundësimi i dëgjimit të këndvështrimeve dhe brengave serbe në Prishtinë, si pjesë e diskursit publik dhe debateve rreth dobive dhe përfitimeve.
Projekti synon të mbështesë përafrimin e Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet ndihmës së dhënë për liderët kosovarë dhe serbë të të gjitha niveleve, në mënyrë që ata t’i kuptojnë këndvështrimet, qëllimet dhe interesat e njëri-tjetrit, si dhe atë se si ndikojnë politikat e tyre në jetën e njerëzve. Ne synojmë të nxisim integrimin e komunitetit serb, nëpërmjet përdorimit të rrjetit tonë unik dhe të gjerë të kontakteve në veri të Kosovës. Po ashtu, ne synojmë të ndihmojmë në fuqizimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe sundimit të ligjit.
Qëllimi ynë i dytë është transmetimi i punës së trashëguar pesëmbëdhjetë-vjeçare të Grupit të Krizave në Kosovë, nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të organizatave vendore të shoqërisë civile. Njësoj sikurse Grupi i Krizave, edhe Grupi për Ballkan punëson në mënyrë të barabartë studiues dhe analistë politikë nga radhët e të gjitha etnive, për të ndërtuar kështu një ekip të përzier të përbërë nga studiues dhe analistë politikë të kualifikuar dhe të trajnuar. Grupi për Ballkan është i vetmi grup i ekspertëve, pjesë e të cilit janë shqiptarët dhe serbët që bashkëpunojnë ngushtë në hulumtimet e përbashkëta, në hartimin e raporteve dhe në punët e  avokimit. Puna në Grupin për Ballkan studiuesve shqiptarë iu ofron përvojën e punës me komunitetin serb të veriut të Kosovës, si dhe përvojën e analistëve serbë në raport me Qeverinë e Prishtinës. I gjithë stafi trajnohet për hulumtime, analiza, hartimin e raporteve dhe për avokim, derisa të arrijë një standard të lartë ndërkombëtar.
Ambicia jonë është krijimi i një grupi lider dhe multietnik të ekspertëve në Kosovë. Pas punës në Grupin për Ballkan ish-punonjësit do të jenë të përgatitur për poste në shoqërinë civile ose në qeveri, duke transmetuar kështu tutje aftësitë dhe standardet e ftuara. Rrjeti i marrëdhënieve tona, që shkojnë përtej ndarjeve etnike, do të jetë një vlerë e çmueshme për të sapo-diplomuarit në Grupin për Ballkan. Qëllimi është që të themelojmë një grup studiuesish dhe analistësh shqiptarë dhe serbë brenda Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG), mendimet dhe idetë e të cilëve ndikojnë te politikbërësit dhe akterët ndërkombëtarë, dhe të cilët janë të përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie të fuqishme, stabile dhe përparimtare në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Fuqizimi i institucioneve shtetërore dhe i paqes në Kosovë; ngritja e kapaciteteve të Kosovës për ofrim të qeverisjes, shërbimeve dhe qasjes në të drejtat themelore të njeriut, përfshirë këtu minoritetet – në kontekst të decentralizimit.
Projekti synon të vlerësojë, identifikojë dhe analizojë pengesat dhe dobësitë në dy lëmi të gjera, si dhe ofrimin e një serie të rekomandimeve politike se si të përmirësohet:
Shtet-ndërtimi, fuqizimi i institucioneve shtetërore, përfshirë këtu rritja e cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe avancimi i të drejtave të qytetarëve. Po ashtu, identifikimi i mënyrave të përmirësimit.
Ndërtimi i paqes, zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe njerëzore, efektiviteti i anketimeve fillestare dhe përdorimi i qeverisjes lokale nga komunitetet, veçanërisht nëpër zonat e banuara me serbë. Shqyrtimi i ndikimit të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit tek qytetarët e zakonshëm, si dhe i formave për fuqizimin e institucioneve të reja. Projekti synon të zhvillojë politika praktike që i adresojnë mënyrat e përmirësimit. Raporti synon të prodhojë gjetje dhe rekomandime bindëse, të cilat do ta mobilizojnë mbështetjen e brendshme dhe ndërkombëtare për diskutime politike dhe për ndryshimin e tyre. Synim i përgjithshëm është identifikimi dhe mënjanimi i shumicës së pengesave ose dobësive më domethënëse në dy lëmitë e gjera: a) Përdorimi efektiv i qeverisjes komunale nga komunitetet lokale, veçanërisht nga minoritetet; b) Qasja efektive në të drejtat themelore; Qëllimi i parë specifik është që, nëpërmjet hulumtimit dhe punës në terren, të identifikohen dhe përcaktohen rrugët që njerezit i kërkojnë për realizimin e të drejtave të tyre sa i përket vetëqeverisjes lokale dhe të drejtave themelore të njeriut, por që, për shkak të qeverisjes së dobët ose të keqmenaxhuar, nuk janë në gjendje t’i realizojnë. Qëllimi i dytë specifik është zhvillimi i politikave praktike që i adresojnë ato dobësi, duke iu referuar përvojave rajonale dhe praktikave më të mira. Qëllimi i tretë specifik është publikimi i gjetjeve tona në formë të përmbledhur dhe bindëse, dhe mobilizimi i mbështetjes së brendshme dhe asaj ndërkombëtare për rekomandimet e dala nga politikat tona. Qëllimi i katërt specifik është mobilizimi i analistëve dhe studiuesve ndërkombëtarë për promovimin e atyre gjetjeve dhe rekomandimeve, nëpërmjet: a) Përshtatjes së programeve për mbështetjen e qeverisjes lokale në veri; b) Me mbështetjen e Grupit për Ballkan studiuesit shqiptarë dhe serbë përfshihen bashkarisht në monitorimin e atyre politikave ose në vazhdimin e monitorimit të politikave qeveritare – apo edhe në përfitimin e projekteve tjera – me qëllim të avancimit të të drejtave themelore dhe të rritjes së efikasitetit të qeverisjes lokale.
Projekti u zhvillua si përgjigje ndaj zgjedhjeve të parregullta në veri të Kosovës, të mbajtura në vitin 2013.
Pjesë e aktiviteteve të projektit ishin edhe intervistat që, mes tjerash u realizuan me lidershipin e Kosovës, me kryetarë komunash, me pjesëtarë të enklavave serbe në komunat me shumicë shqiptare, me fokus-grupe të përbëra nga studentët, me mjekë, dhe me përfaqësues të OJQ-ve.
Rezultati prodhoi raportin që përkufizon zgjedhjen e politikave për avancimin e integrimit të serbëve në veri të Kosovës.
Qëllimi
Qëllimi i projektit është që Beogradit, Prishtinës dhe akterëve të interesuar ndërkombëtarë t’iu ofrohet të kuptuarit e qartë të këndvështrimeve dhe opsioneve të popullësisë dhe udhëheqësisë së veriut të Kosovës, por edhe i formësimit të politikave që mund të sigurojnë mbështetje lokale dhe pjesëmarrjen aktive të veriut të Kosovës, në kontekstin e Marrëveshjes së Brukselit.
Qëllim tjetër është hulumtimi i asaj se si mund të ndihmojë implementimi në terren në tejkalimin e dallimeve të mbetura mes Beogradit dhe Prishtinës.
Çështjet kyçe që ndërlidhen me implementimin civil të Marrëveshjes janë: administrata komunale, themelimi i administratës rajonale (“Bashkësia/Asociacioni”), zgjedhjet, policia dhe gjyqësori. Transferimi i policisë nën juridiksionin e Kosovës duhet të jetë i qetë, megjithëse ndërtimi i kapaciteteve, besimit dhe i mbështetjes nga ana e komunitetit janë synime sfiduese. Mbyllja e gjykatës serbe në Zveçan është e lehtë, por Gjykata e Kosovës në Mitrovicën e Veriut s’mund të funksionojë pa pranimin e saj në nivel lokal, sikurse që dëshmuan barrikadat e fundit – të cilat e detyruan gjykatën t’i anulonte seancat. Sfida më e madhe deri më tani do të jetë gjetja e mënyrës së administrimit praktik të këtij rajoni, por edhe ndërmarrja e veprimeve të domodoshme që do të siguronin pjesëmarrjen e nevojshme në zgjedhje dhe në institucionet e krijuara në këtë mënyrë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

🇽🇰 #Kosovo made a significant step toward joining the Council of Europe (CoE). It is now up to the CoE to acknowledge Kosovo's readiness for membership.
For more insight on Kosovo's CoE accession process, see Balkans Group policy report. ⤵️

Load More