[ALB] Integrimi i Serbëve në Kosovë Pas Marrëveshjes së Brukselit

Përmbledhje ekzekutive

Kosova dhe Serbia kanë filluar një detyrë të madhe, e ajo është integrimin e serbëve të Kosovës dhe të infrastrukturës administrative dhe financiare të Beogradit në territorin dhe sistemin e Kosovës – thënë shkurtë, “integrimin e serbëve”. Ky është rezultat i një marrëveshjeje të arritur me shumë vështirësi me ndërmjetësimin e BE-së dhe e cilësuar si ndër arritjet më të mëdha të Brukselit. Megjithatë, implementimi i saj ka qenë dhe vazhdon të jetë tepër sfidues. Integrimi po zgjon emocione të thella tek shqiptarët dhe serbët, dhe keqkuptimet e vogla mund shumë lehtë të prodhojnë reagime të dhunshme. Numri i institucioneve të cilat i përfshinë integrimi – pushtetet lokale, shkollat, kujdesi shëndetësor, gjykatat, shërbimet e sigurisë dhe të tjera, të cilat operojnë me disa qindra miliona euro – e bën misionin sfidues. Nuk ekziston ndonjë precedent, praktike apo udhëzues që duhet zgjedhur. Prishtina dhe Beogradi e filluan këtë proces për arsye të ndryshme, e para për të përforcuar sovranitetin dhe integritetin territorial, kurse e dyta për ta kënaqur BE-në. Asnjëra prej tyre nuk janë në nivel të detyrës, apo duan të investojnë kapitalin e tyre politik e financiar. Me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia duhet të vënë një pikësynim të integrimit të plotë të serbë brenda sistemit të Kosovës deri në fund të vitit 2015 dhe të përparojnë më shpejtë në bërjen e marrëveshjes së tyre realitet.

Raundet e mëparshme të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke filluar nga bisedimet për “statusin përfundimtar” të udhëhequra nga OKB-ja ne vitin 2005 e deri tek “dialogu teknik” i ndërmjetësuar nga BE më 2011, patën një fillim premtues por hasën në pengesa. Prishtina deklaron se të drejtat e serbëve i kanë negociuar disa herë, me Beogradin që vazhdimisht kërkon më shumë mirëpo në shkëmbim jepnin shumë pak apo fare, dhe pa një përfundim të suksesshëm. Beogradi thotë se të gjitha koncesionet kanë ardhur nga ana e tyre, derisa Kosova vendos çështjen e statusit – njohjen e pavarësisë së saj – në çdo temë diskutimi. Të dy palët tentojnë vazhdimisht që të fitojnë simpatinë e ndërmjetësve të BE-së. Janë disa çështje të rëndësishme: pjesëmarrja e serbëve në institucionet e Kosovës, përfundimi i ndërhyrjes së Serbisë brenda territorit të Kosovës, qasja e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe çështjet e luftës së vitit 1998/9. Qëllimi kryesor është që Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë normalisht, si dy fqinjë të mirë, dhe që secila të trajtoj me respekt popullatën minoritare të tyre. Marrëdhënia bilaterale është çelësi dhe do të vendos suksesin e integrimit.

Risku është i lartë për të gjithë të përfshirët, dhe ky proces nuk është mjaftë mirë i kuptuar në terren. Një konfrontim i vogël ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Gjakovë më 6 janar dhe një deklaratë e pakujdesshme dhe provokative nga një ministër serb bëri që, një muaj më vonë, të organizohen protesta në Prishtinë, të shkarkohet një ministër serb dhe parlamentarët serb të bojkotojnë institucionet, siç po vazhdon edhe gjatë kësaj periudhe.. Shqiptarët nuk durojnë rolin e Beogradit në shtetin e tyre dhe kontestimin e pavarësisë së tyre; një pjesë e madhe e njerëzve gjithashtu irritohen nga keqmenaxhimi për vite të tëra nga një elitë e pandryshuar politike. Serbët po transferohen nga njëri shtet në tjetrin dhe iu frikësohen pasojave. Suksesi apo dështimi i integrimit serb mund të reflektoj tek shtetet multi-etnike fqinje.

Komuniteti serb i Kosovës mund të ndahet në tri grupe të dallueshme. Veriu i Kosovës është një zonë serbe homogjene që i ka rezistuar autoritetit të Prishtinës që nga viti 1999; shumica e banorëve në atë pjesë kanë pak apo nuk kanë fare përvojë me shqiptarët apo qeverinë e Kosovës dhe i shikojnë që të dyja me frikë dhe mosbesim. Institucionet serbe ishin, deri vonë, të vetmet organe qeverisëse në atë zonë. Grupi i dytë përbëhet prej gjashtë komunave me shumicë serbe të shpërndara përgjatë pjesës tjetër të shtetit; shumica e serbëve këtu i binden ligjeve të Kosovës por gjenden në listat serbe të pagave në një mënyrë apo tjetër. Grupi i tretë janë serbët që jetojnë nëpër fshatrat dhe lagjet e shpërndara diku nëpër Kosovë. Në mungesë të kontrollimit të një pushteti komunal dhe shërbimet e dëshiruara që ato mund të ofrojnë, ata gjithashtu mbështeten shumë në institucionet serbe.

Të gjithë serbët e Kosovës kanë disa shqetësime thelbësore. Gjetja e një vendi pune zë vend të rëndësishëm – siguria e vendeve serbe të punës që shumica i kanë, dhe mundësia e alternativave në momentin që atyre vendeve të punës u vjen fundi. Tregu i punës nuk është i hapur për ata. Punëtorët e moshuar janë të merakosur nëse duhet të qëndrojnë në skemën e pensioneve të Serbisë. Qasja në sistemin e kujdesit shëndetësorë të Serbisë – klinikat e saj, spitalet në Kosovë, rekomandimet për kujdestar specialist në Serbi dhe skemën e saj të sigurimeve – është shumë e rëndësishme. Familjet mbështeten tek shkollat serbe, dhe studentët kanë nevojë që të marrin diploma që do të nderohen çoftë nëse mbesin në Kosovë apo zhvendosen në Serbi. Nëse nuk iu mundësohet edukimi serb ata do të largohen. E fundit, sigurimi fizik është një shqetësim. Serbët e enklavave janë veçanërisht të cenueshëm ndaj kërcënimeve dhe sulmeve rastësore.

Gjatë vitit të fundit, shumë zyrtarë lokal serb kanë luajtur lojë të dyfishtë, duke fituar zgjedhjet për t’u vendosur nëpër zyret e qeverisë së Kosovës dhe në anën tjetër duke u emëruar në pozita të tjera në rrjetin e komunave paralele të Serbisë. Kjo bashkëjetesë dallon në detaje por ekziston në të gjitha zonat me shumicë serbe. Sistemi paralel serb ka shumë pak fuqi efektive qeverisëse, por ka në dorë një fuqi financiare shumë më të madhe; mbulon një pjesë të madhe të Kosovës dhe punëson dhjetëra mijëra serb. Pagat e fryra për arsye politike – përmes të cilave Beogradi i ka mbajtur serbët e Kosovës të qetë dhe besnik – dhe pas 15 viteve ajo popullatë është e varur nga ato vende pune. Disa punojnë drejtpërdrejt për komunat paralele; shumë më shumë për kompanitë publike dhe institucionet që ata administrojnë; dhe një pjesë tjetër nëpër shkolla dhe spitale që udhëhiqen nga Beogradi. Beogradi duhet që së shpejti të mbyllë institucionet e saj dhe transferimi i punëtorëve të tyre nga listat e pagave serbe në ato të Kosovës do të jetë një detyrë e kushtueshme dhe shqetësuese.

Beogradi dhe Prishtina zgjodhën që të modelojnë marrëveshjen e tyre rreth një lloj entiteti hibrid, një Asociacion i komunave serbe. Kanë kaluar pothuajse dy vite që prej arritjes së marrëveshjes dhe ende nuk ka shumë qartësi për rolin dhe organizimin e saj, por është jetësore për projektin e integrimit. Ka gjasë që për shumë vite të mbetet vetëm si punë në progres, derisa serbët të gjejnë vendin e tyre në Kosovën e pavarur, dhe Prishtina dhe Beogradi të zhvillojnë dhe thellojnë marrëdhëniet e tyre. Mirëpo përkufizimet e integrimit dhe të Asociacionit duhet të caktohen së shpejti. Si pikë fillestare do të jenë provizionet e Planit të Ahtisaarit, Marrëveshja e Brukselit dhe ligjet e Kosovës. Në esencë, kjo u mundëson serbëve që të ushtrojnë shumë prej fuqive komunale të tyre së bashku, përmes një asociacioni të përbashkët – nëse ata zgjedhin. Në disa fusha, veçanërisht edukimi dhe shëndetësia, iu mundëson serbëve që me më shumë efikasitet të ushtrojnë fuqitë që tashmë ata kanë; nuk ka të bëjë me ofrimin e më shumë fuqive për ta. Beogradi nuk duhet që të tentoj të bëjë këtë institucion të dobët të bartë më shumë peshë se sa që mundet. Komuniteti nuk është një zëvendësim për integrim, ose për marrëdhënie të shëndetshme bilaterale me Prishtinën.

Implementimi ka nevojë që të organizohet nëe disa fronte dhe të tejkaloj një numër pengesash, disa prej tyre politike. Kosova dëshiron që të filloj implementimin një nga një, duke filluar me heqjen e strukturave të sigurisë dhe komunave paralele të formuara nga Serbia, dhe më pastaj të vazhdoj me formimin e Asociacionit. Agjenda e Serbisë parasheh të kundërtën e kësaj, dhe fillon me Asociacionin, e më pas heqjen e institucioneve serbe. Gjithë ky konflikt mbi sekuencën e ngjarjeve që duhet të ndodhin vetëm sa ka zgjatur vonesën. Megjithatë, ende ka shumë gjëra që mund të kryhen njëkohësisht, dhe hapat e hershëm që do të ndërmerren do të rrisin besimin. Serbia duhet që menjëherë të shpërbëjë Mbrojtjen Civile, gjykatat dhe institucionet e tjera të sigurisë që ende janë aktive dhe të inkurajojë personelin e tyre që të pranojnë pozitat e ofruara nga sistemi i Kosovës. Pjesëmarrja e plotë e serbëve në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë është një etapë jetësore. Në të njëjtën kohë Beogradi duhet të filloj një rishikimin të listave të tyre të pagave, duke filluar me komunat paralele. Paralelisht me këtë duhet të ndodhin edhe bisedimet për finalizimin e statutit të Asociacionit, duke përfshirë përfaqësues të dhjetë komunave anëtare. Integrimi i sistemit të edukimit dhe të kujdesit shëndetësor mund të zgjas më gjatë, dhe mund të përfshijë një rol në Asociacion…

Të dy palët e lidershipit të serbëve të Kosovës – ministrat dhe parlamentarët në Prishtinë dhe kryetarët dhe asamblistët e komunave – duhet të punojnë shumë në mënyrë që integrimi të ketë sukses. Kosova ka bërë një zgjedhje strategjike të përkrahur edhe nga miqtë e saj ndërkombëtar që të besoj tek Beogradi në dorëzimin e serbëve lokal tek rendi ligjor i Kosovës; kjo funksionoi dhe i dha fund shqetësimeve disa vjeçare, por në të njëjtën kohë krijoi një elitë të re serbe që është disi pa përvojë dhe shumë e varur nga Beogradi. Serbët e përzgjedhur do të duhet që të ndërtojnë një rol për vetvete, një identitet që shkon përtej te qenit shërbëtorë besnik të Serbisë dhe përqendrohet tek popullata që i zgjodhi ata. Ata do të duhet të mësojnë që të veprojnë në sistemin parlamentar që iu ofron atyre mundësi të shumta, fuqi, përfshirë veton mbi amendamentet kushtetuese dhe një rol të rëndësishëm në ligjvënie. Në qeveri, serbët kanë arritur që të vendosen nëpër ministritë që më së shumti ndikojnë në komunitetin e tyre, por nuk do të duhej që të injoronin portofolet e tjera. Detyrë për ta gjithashtu është edhe bashkimi i serbëve të veriut dhe të jugut dhe të krijojnë politika të përbashkëta për të ardhmen e tyre brenda territorit të Kosovës.

Për pjesën më të madhe të serbëve, institucionet e vetëqeverisjeve lokale dhe vendet e punës që ato ofrojnë janë jetësore. Integrimi i tyre nënkupton bashkimi i listave lokale të pagave të Serbisë me buxhetin e Kosovës – një detyrë e komplikuar, meqenëse shpenzimet e Beogradit nuk janë transparente. Ka nevojë për një audit të thellë në mënyrë që të kuptohet se kush gjendet në atë listë dhe çfarë kosto ka në përgjithësi. Kjo padyshim që do të shpaloste manipulime dhe shpenzime thjeshtë të panevojshme, për shembull për punëtorët teorikisht nga Kosova që jetojnë diku në Serbi; këta duhet të hiqen menjëherë. Komunat me shumicë serbe duhet të punësojnë pjesën e mbetur të serbëve të papunë. Qëllimi do të duhej të ishte për përfundimin e këtij procesi dhe shpërbërjen e sistemit paralel serb deri në fund të vitit 2015. Si rezultat i kësaj do të ishte pezmatimi i qeverisjeve lokale me shumë dublifikime, por kjo është hap i parë i nevojshëm. Prishtina duhet të rris buxhetin për këto komuna por nuk mund të mbajë mbi supe gjithë peshën e kësaj; Beogradi do të duhej të paguante pjesën e mbetur për komunat përmes transfereve transparente. Duke filluar që nga viti 2016, listat e integruara lokale të pagave do të duhej të zvogëlohen dhe të racionalizohen, me fonde të mjaftueshme të shpërndara për ri-trajnime dhe masa për krijimin e vendeve të punës në sektorin privat.

Koordinimi dhe investimi i kapitalit politik është i nevojshëm. Qeveria e Kosovës ka qenë e prirë që të kujdeset për çështjet serbe përmes ministrisë së saj për vetëqeverisjen lokale, e cila ka arritur shumë duke marrë parasysh burimet modeste të saj. Mirëpo, faza e radhës e integrimit duhet të jetë një qasje gjithëpërfshirëse e qeverisë e mbështetur me mjete të mjaftueshme financiare. Beogradi ka kontrolluar serbët e Kosovës dhe duhet të fillojë që t’i lërë të lirë në mënyrë që ata të zgjedhin vet rrugën e tyre. Do të duhej ta respektonte Prishtinën si një partner të barabartë. Lidershipi lokal serb e njeh komunitetin e tyre më mirë se kushdo në Beograd, Prishtinë apo Bruksel, dhe mirëqenia e tij është përgjegjësi e tyre. Për ta siguruar atë, ata do të duhej të pranonin mbështetjen vëllazërore të Serbisë por të bashkëpunonin me liderët shqiptar në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët në Kosovë.

Rekomandimet

 Kosova, Serbia dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosin një pikësynim për integrimin e plotë serb – që nënkupton një paketë e vetme ku përfshihen institucionet komunale të Kosovës, një Asociacion funksional i komunave serbe dhe një pajtim i plotë i serbëve me termat e Planit të Ahtisarit, ligjit të Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit – deri më 1 janar 2016. Për të arritur këtë, 

Parimet udhëzuese për qeveritë e Kosovës dhe Serbisë dhe për komunitetin ndërkombëtarë:

Integrimi në nivel lokal duhet të avancojë në hap me rritjen e pjesëmarrjes së serbëve në institucionet qendrore; vetëqeverisja lokale dhe Asociacioni nuk do të duhej të tërhiqnin serbët nga institucionet qendrore në Prishtinë. Puna rreth formimit të Asociacionit nuk do duhet të vonojë integrimin e komunave me shumicë serbe si dhe të institucioneve të tjera.

Integrimi me gjasë do të matet me vite; qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit serb duhet të zhvillojnë në mënyrë periodike dhe rishikojnë integrimin me numra e shifra. Zëvendës kryeministri serb i Kosovës duhet të luaj një rol në këtë proces.

Serbët brenda Kosovës do të përfitojnë nga rritja lidhjeve bilaterale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, fillimisht përmes dialogut të mbështetur nga BE në normalizimin e marrëdhënieve. Kosova dhe Serbia duhet të shtojnë kontaktet e drejtpërdrejta dhe të gjejnë zgjidhje për çështjet tjera pa vonesa.

Prishtina, komuniteti ndërkombëtarë dhe Beogradi duhet të bashkëpunojnë ne nxitjen dhe rritjen e liderëve serb të nivelit lokal që përfaqësojnë interesat e votuesve të tyre.

Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë:

Ministria e Kosovës për vetëqeverisjen lokale (MAPL) dhe zyra për Kosovën dhe Metohi (KiM) e Serbisë duhet, në mënyrë të koordinuar, të mbikëqyrin një auditim gjithëpërfshirës të punësimit në institucionet e financuara nga Serbia dhe në komunat me shumicë serbe, auditim ky i cili do të realizohet nga zyrtarët lokal me mbështetje nga BE dhe SHBA. Institucionet përkatëse lokale duhet të bashkëpunojnë. Punëtorët që gjenden në listat e pagave të Kosovës por që jetojnë në Serbi duhet të hiqen menjëherë, dhe atyre të cilët janë pranë moshës së pensionimit duhet t’u ofrohen pensioni i parakohshëm.

Stafi serb komunal do të duhej të transferohej në institucionet përkatëse komunale të Kosovës dhe të hiqeshin nga listat e pagave të Serbisë sa më shpejtë që jetë e mundur gjatë vitit 2015. Një zyre e vogël duhet të qëndroj në sistemin serb edhe pas 1 janarit 2016 në mënyrë që të administroj pagesat e punëtorëve të cikët ende nuk kanë mundur të transferohen.

Pasi të përfundojë integrimi i plotë i institucioneve komunale, duke filluar që nga viti 2016, qeveria e Prishtinës duhet të zhvilloj profilet minimale të stafit për komunat me shumicë serbe, dhe të vendos një strategji për largimin e punëtorëve të tepërt nga puna. Kjo do të duhej të bëhej gradualisht, për të minimizuar përçarjen e komunitetit. Përmes largimeve graduale dhe pensionimeve të parakohshme duhet të bëhet sa më shumë që të jetë e mundur, ku humbjet e vendeve të punës do të jenë të baraspeshuara me trajnimet për punë që do të jepen, asistim për vendosje në vende pune, vende të hapura diku në sistemin e Kosovës, dhe inkurajimin e rritjes së vendeve të punës në sektorin publik.

Të ftohen përfaqësuesit serb, përfshirë zyrtarët lokal dhe të shoqërisë civile, që të marrin pjesë në procesin e krijimit të Asociacionit.

Ministritë e arsimit te dy vendeve duhet të zgjidhin problemet me diplomat universitare.

Prishtina dhe Beogradi duhet të pajtohen që të lejojnë zyrat e ndërlidhëse në lokacionet e përzgjedhura për të ndihmuar në lëshimin e dokumenteve serbe.

Qeveria e Kosovës:

Qeveria e Kosovës duhet ta bej integrimin vendos si prioritet politik e financiar, në mënyrë që integrimi të funksionojë, dhe duhet të emëroj një grup ndër-qeveritar ku përfshihen ministrat e qeverisjes lokale, financave, ekonomisë, arsimit, bujqësisë dhe të gjithë ministrat serb, për të koordinuar programet e qeverisë për integrimin e serbëve.

Të autorizohet menjëherë Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) që të rishqyrtoj kalkulimin e popullsisë për dhjetë komunat me shumicë serbe duke u bazuar në të gjitha të dhënat e mundshme. Kosova duhet ta përsëritë regjistrimin e popullsisë në dhjetë komunat me shumicë serbe sa më shpejtë që të jetë e mundur, dhe së bashku me donatorët, të përdoren rezultatet për të krijuar politika efektive që synojnë krijimin e vendeve të punës, asistencës sociale dhe aspekteve të tjera të integrimit serb.

Struktura dhe buxheti i pushtetit lokal të komunave me shumicë serbe duhet eventualisht të përputhet me kërkesat e komunitetit siç është paraqitur me rastin e regjistrimit të ri të përgjithshëm, por qeveria duhet të planifikoj një buxhet më të lartë për një periudhë tranzicioni prej tre deri në pesë vite me nivele të larta të administratës.

Zyra për komunitete duhet të rifilloj një program të rregullt për përcjelljen e numrit dhe nivelit të stafit minoritar në listat e pagesave të sektorit publik dhe t’i bëjë publike informatat e mbledhura.

Institucionet e qeverisë qendrore duhet të lansojnë një program të ri të rekrutimit për të përkrahur përfaqësuesit e serbëve dhe ata të minoriteteve të tjera në të gjitha nivelet; për të qenë efektiv, një program rekrutimi do të ketë nevojë për përkrahje nga liderët e komunitetit në të gjitha nivelet qendrore dhe lokale dhe nga shoqëria civile, si dhe mbështetje të fuqishme diplomatik dhe donatoret.

Përfaqësuesit serb të ftohen për të luajtur një rol aktiv në politikat e shtetit.

Përfaqësuesit serb të ftohen për të luajtur një rol aktiv në politikat e shtetit.

Të rritet financimi për gjyqësorin dhe të rekrutohen më shumë gjyqtar, prokuror dhe ekspert ligjor në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor.

Të ofrohen mundësi të mësimit të gjuhës shqipe për serbët dhe shërbyesit civil, dhe kurse të gjuhës serbe për shërbyesit civil shqiptar.

Të ofrohen mundësi të mësimit të gjuhës shqipe për serbët dhe shërbyesit civil, dhe kurse të gjuhës serbe për shërbyesit civil shqiptar.

Kuvendi i Kosovës:

Të amendamentoj ligjet për gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për t’i dhënë rol anëtarëve serb të KGJK-së në emërimin e gjyqtarëve serb sipas neneve kushtetuese. Të i amendamentoj ligjet të tjera për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, përfshirë këtu ligjet për vetëqeverisje lokale dhe bashkëpunim ndër-komunal.

Policia e Kosovës:

Në vendbanimet me numër të konsiderueshëm të banorëve serb por që gjenden jashtë komunave me shumicë serbe, të hapen nënstacione policore ose të rriten patrullat e policisë, dhe të rekrutohen zyrtarë shtesë policor nga komuniteti serb për të shërbyer në këto zona.

Qeveria e Serbisë:

Të mbyll menjëherë gjykatat paralele dhe institucionet e tjera të sigurisë; të kërkoj nga gjyqtarët dhe prokurorët që të kalojnë në gjykatat e Kosovës, dhe të udhëzoj anëtarët e mbrojtjes civile që menjëherë të integrohen në sistemin e Kosovës, duke përfituar nga pozitat e hapura nga Prishtina.

Të udhëzoj stafin komunal serb që të kalojnë te administrata e komunave të Kosovës; të shpall planet për mbylljen e këtyre zyrave që nga janari 2016.

Të gjitha financimet të bëhen transparente për thesarin e Kosovës, dhe të filloj me transferimin e fondeve për komunat e Kosovës, një pjesë e së cilave mund të lihet anash për projekte që do të operojnë përmes Asociacionit. Të ofroj vazhdimin e skemës pensionale serbe për punëtorët të cilët kalojnë në sistemin e Kosovës derisa ata marrin pjesë në skemën pensionale të Kosovës.

Të inkurajoj serbët që të integrohen në sistemin e Kosovës, dhe të përmbahet nga kontrolli ndaj tyre.

Kuvendi i Serbisë:

Kuvendi duhet të ratifikoj Marrëveshjen e Brukselit; të kaloj ligjet që mundësojnë institucionet qeveritare për të ndërvepruar me qeverinë e Prishtinës, si dhe me komunat në Kosovë dhe Asociacionin.

Liderët serb në Kosovë:

Të përmirësojnë bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës; kryetarët duhet të bashkëpunojnë plotësisht me ministritë përkatëse dhe të respektojnë ligjet.

Të luajnë rol aktiv në politikat qeveritare: Serbët duhet të kërkojnë pozita të larta në ministritë e tjera të rëndësishme dhe jo të kufizojnë veten e tyre vetëm në ministritë që drejtpërdrejt kanë ndikim në komunitetin e tyre. Të bashkëpunojnë me shqiptarët, përfshirë përfaqësuesit e komunitetit dhe shoqërisë civile.

Parlamentarët serb duhet të përfitojnë nga Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe duhet të krijojë marrëdhënie të mira me përfaqësuesit e minoriteteve të tjera. Donatorët duhet të mbështesin Komisionin me ekspert, trajnime dhe logjistikë.

Përfaqësuesit serb në Kuvendin e Kosovës duhet të kërkojnë ndihmë nga partitë që përfaqësojnë shumicën dhe të marrin një rol aktiv në të gjitha aspektet e procesit legjislativ.

Përfaqësuesit serb duhet të kërkojnë të luajnë rol në dialogun Prishtinë-Beograd dhe të marrin një rol udhëheqës në themelimin e Asociacionit.

Deputetët dhe të gjithë serbët e emëruar nëpër pozita të larta në institucionet qendrore duhet ta mësojnë gjuhën shqipe.

Komuniteti ndërkombëtar dhe donatorët:

BE-ja duhet ta mbajë si prioritet dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shtetet anëtare të BE-së, SHBA-të dhe aktorë të tjerë duhet të mbështesin implementimin e saj dhe integrimin e serbëve në Kosovë, dhe duhet të inkurajojnë vazhdimin e dialogut në mes dy shteteve.

Brukseli duhet të inkurajoj të dy qeveritë që t’ia komunikojnë në mënyrë transparente komuniteteve që ato përfaqësojnë marrëveshjet e arritura në dialog.

Të ndihmoj integrimin e komunitetit serb duke promovuar mundësi punësimi për serbët që largohen nga listat e pagave të Serbisë.

Të ndihmohet komunikimi përmes programeve për dialog ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Serbisë, si policia dhe gjyqësori, dhe të mbështes projektet për bashkëpunim ndër-kufitar.

Të promovoj llogaridhënien dhe përfshirjen e shoqërisë në punën e komunave me shumicë serbe; duke mundësuar trajnime për MAPL-në, administratorët dhe zyrtarët e rinj lokal, të cilët duhet të kalojnë nga njëri sistem ligjor në tjetrin.

Të përmirësohet qasja e serbëve në tregun e punës, duke mbështetur hulumtime me qëllim të largimit të pengesave që shfaqen në rrugën e integrimit ekonomik, shoqëror dhe kulturës serbe në shoqërinë kosovare dhe duke mbështeturinvestimet që tërheqin punëtorë të komuniteteve minoritare.

Komuniteti i komunave serbe:

Statuti i Asociacionit duhet të bazohet në ligjet e Kosovës (përfshirë ligjet në vetëqeverisjen lokale dhe bashkëpunimin ndër-komunal), në Marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjet e tjera të ratifikuara ndërmjet palëve, Planit të Ahtisarit dhe normave evropiane të vetëqeverisjes lokale.

Anëtarët e Asociacionit duhet të vazhdojnë të luajnë rol aktiv në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK); katër komunat e veriut duhet t’i bashkohen AKK-së.

Asociacioni duhet të luaj rolin udhëheqës në administrimin e arsimit dhe shëndetësisë serbe për komunitetin serb në Kosovë, me theks për institucionet e interesit të përbashkët siç është Universiteti i Mitrovicës Veriore dhe Spitali. Asociacioni duhet të krijoj departamente për secilën fushë të ndërveprimit të saj; kryesuesit e departamenteve duhet të formojnë këshillin nën udhëzimet e përgjithshme të kuvendit dhe presidentit të tij.

Asociacioni duhet të koordinoj projektet për zhvillim; ofroj trajnime për punë dhe shërbime tjera që ndërlidhen me punësimin, mirëqenie sociale, dhe të asistoj në ndërveprimet me institucionet serbe (ministritë, skemat e pensioneve, etj.). Duhet të mbështes projekte të zhvillimit ekonomik, përfshirë një panair apo garë vjetore, me mbështetje të donatorëve, për projektet që vinë nga autoritetet lokale dhe komunitetet.

Asociacioni duhet të ofroj ndihmë ligjore falas dhe ndihma të tjera kur kanë të bëjnë me institucionet qendrore, veçanërisht për serbët e enklavave.

Asociacioni duhet të themelojë institucionet kulturore serbe në gjithë Kosovën.

Komunat anëtare duhet të financojnë Asociacionin, me fondet e tyre, të qeverisë dhe fondeve që pranojnë nga Serbia.