Balkans Policy Research Group
AL | EN | SRB
Featured Image

Thaçi tash thotë se nuk e krijon Asociacionin

Published at: 2019-05-30

dhe pse në asnjë rast nuk është thënë se heqja e vizave në Zonën Schengen për shtetasit e Kosovës është e kushtëzuar me dhënien e një niveli të autonomisë me pushtet ekzekutiv për komunitetin serb në Kosovë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se një gjë e tillë edhe mund të kërkohet, por ai “nuk do të lejojë” që kjo të ndodhë.

“Qëndrimi im, as nuk do të ketë autonomi dhe nuk do të ketë asociacion, sepse ajo do të nënkuptonte një Republikë serbe brenda Kosovës. Po unë vetë jam pajtuar më herët që të ndodhë diçka e tillë, por kanë ndryshuar rrethanat. Për hir të liberalizimit të vizave nuk mund t’i japim Asociacion, edhe taksa duhet të mbetet në fuqi. E ardhmja jonë është në BE dhe NATO", ka thënë Thaçi të mërkurën, raportoi Kosovapress.

Thaçi, i cili vetë është nënshkrues i Marrëveshjes së Prillit 2013 me të cilën parashihet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka folur në konferencën “20 vjet pas: Perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”, organizuar në Prishtinë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave.

Gjatë fjalimit të tij, ai sërish tha se Kosova është në një moment kur “duhet të marrim edhe vendime jo të lehta”, ndërsa Kosova, edhe pse vend i pavarur që nga shkurti 2008, “është një storie e suksesit, por nuk është e përfunduar”.

Burimi: https://www.koha.net/arberi/165770/thaci-tash-thote-se-nuk-e-krijon-asociacionin/