Balkans Policy Research Group
AL | EN | SRB

Thirrje për video animator 2D/3D

Published at: 2019-04-24

Zhvillimi i video animacioneve shpjeguese për implementimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Qëllimi

Video animacionet kanë për qëllim të informojnë publikun rreth marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë si dhe përfitimet e qytetarëve nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve.

Temat përfshijnë: sigurimet (TPL) dhe regjistrimet e automjeteve, lëvizjen e lirë, vulat doganore, fondin zhvillimor për veriun etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Zhvillimi i konceptit vizuel
  • Implementimi i konceptit ideor në video animacion 2D/3D
  • Regjistrimi i zërit të narratorit
  • Post-produksioni në formate të ndryshme FHD 1920X1080 dhe 1000X1000

Kualifikimet e kërkuara

  • Edukim relevant ne dizajn apo fusha të ngjashme
  • Përvojë të punës në animacion së paku 2 vite
  • Përvoja e ngjashme në zhvillimin e videove shpjeguese, është përparësi

Outputet:

  • Video Animacion
  • Kohëzgjatja: deri në 3 minuta
  • Teknika e realizimit: 2D dhe 3D animacion
  • Narracioni: Shqip dhe Serbisht - Titrim në Anglisht
  • Formati: Proporcioni 1X1 (1000px X 1000px) dhe 16:9 FHD (1920px X 1080px)

    Për të aplikuar na dërgoni CV-në dhe 2 punime të juajat në video animacion 2D apo 3D në office@balkansgroup.org me subjekt "Aplikim për video animator - [Emri dhe Mbiemri]"