Konsolidimi i Demokracisë: Shoqëria civile për ndryshim të politikave

Projekti ka synim inkurajimin e reformave që kontribuojnë në fuqizimin demokratik, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë dhe intensitetit të angazhimit qytetar në politikbërje. Aktivitetet e projektit (si p.sh. Forumi Politik, takimet informuese dhe përmbledhjet e shkurta politike) synojnë ofrimin e alternativave politike për problemet urgjente institucionale, nxitjen e debateve informuese publike për çështjet madhore, ndarjen e […]

Fuqizimi i grave dhe vajzave; Rritja e sigurisë dhe gjithëpërfshirjes nëpërmjet nxitjes së dialogut politik në Kosovë

Që nga marsi i vitit 2016 Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) lehtëson Dialogun e Ndërmjetësimit mes liderëve të qeverisë dhe opozitës në Kosovë. BPRG është organizata e parë dhe e vetme lokale që ka arritur të sjellë në tryezën e bisedimeve lidershipin politik të pesë partive kryesore parlamentare. Si grup i ekspertëve […]

Mbështetja e Premtuar: Fushata vetëdijësuese kundër dhunës dhe Ekstremizmit

Projekti përbëhet nga një fushatë gjithëpërfshirëse e komunikimit, e cila për qëllim ka rritjen e ndërgjegjes qytetare për pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar në Kosovë. Aktivitetet kryesore (si për shembull fokus-grupet e diskutimit – FDG, debatet e hapura) janë të vendosura në komunat e Ferizajt, Vushtrrisë dhe Drenasit, prej nga një numër i madh […]

Avokimi i nivelit të lartë për përfshirjen e komunitetit RAE dhe institucionalizimin e të drejtave të tyre

BPRG do të zhvillojë një Strategji të Avokimit për të ndihmuar implementimin e programit katërvjeçar për institucionalizimin dhe përfshirjen sociale të nevojave të komunitetit RAE. BPRG do të shërbejë si kanal i tyre kryesor i avokimit për avancimin e dialogut me qeverinë qendrore dhe komunitetin e donatorëve. Projekti udhëhiqet nga Fondacioni HEKS dhe implementohet nga […]

Dialogu Politik: Arritja e marrëveshjeve politike dhe avancimi i shtetndërtimit, përmes dialogut për reforma

Projekti promovon fuqizimin demokratik, bashkëpunimin dhe dialogun për reforma, për t’i dhënë kështu fund krizës politike, nëpërmjet diskutimeve për Dialogun Politik që zhvillohen në kuadër të tij. Tryezat e rrumbullakëta për Dialogun janë një prej aktiviteteve të BPRG që si pilot-projekt u lansua me sukses në mars të vitit 2016, kur anëtarët e lartë të […]

Dialogu politik për marrëveshje për reforma dhe zgjidhjen e krizave të vazhdueshme politike

Projekti promovon fuqizimin demokratik, bashkëpunimin dhe dialogun për reforma, për t’i dhënë kështu fund krizës politike, nëpërmjet diskutimeve për Dialogun Politik që zhvillohen në kuadër të tij. Tryezat e rrumbullakëta për Dialogun janë njëri prej aktiviteteve të BPRG-së, që si pilot-projekt u lansua me sukses në mars të vitit 2016, kur anëtarët e lartë të […]

Politikbërja gjithëpërfshirëse në Kosovë dhe Serbi: Zhvillimi i harmonisë dhe paqes nëpërmjet dialogut, integrimit dhe përmirësimit të shërbimeve, punësimeve dhe njerëzve

Projekti synon të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëpërmjet integrimit të minoriteteve/komuniteteve përkatëse dhe adresimit të interesave dhe nevojave të tyre për shërbime dhe vende më të mira të punës. Komponenti i parë, i cili do të implementohet në veri të Kosovës, fokusohet në identifikimin e mekanizmave dhe akterëve që do […]

Shqiptarët e refuzojnë: Çfarë mendojnë serbët për Asociacionin/Bashkësinë e Komunave Serbe?

Synim është paraqitja para audiencës së gjithë Kosovës e mendimeve të serbëve lidhur me Marrëveshjen e Gushtit për Asociacionin e Komunave Serbe. Më 25 gusht 2015 Kosova dhe Serbia u pajtuan rreth parimeve/protokollit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë – ku përfshihej një periudhë katërmujore për përgatitjen e statutit. Qëllimet: […]

Konsolidimi i Paqes dhe Shtet-ndërtimit

Projekti synon të mbështesë përafrimin e Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet ndihmës së dhënë për liderët kosovarë dhe serbë të të gjitha niveleve, në mënyrë që ata t’i kuptojnë këndvështrimet, qëllimet dhe interesat e njëri-tjetrit, si dhe atë se si ndikojnë politikat e tyre në jetën e njerëzve. Ne synojmë të nxisim integrimin e komunitetit serb, […]

Fuqizimi i Institucioneve Shtetërore dhe i Paqes në Kosovë

Fuqizimi i institucioneve shtetërore dhe i paqes në Kosovë; ngritja e kapaciteteve të Kosovës për ofrim të qeverisjes, shërbimeve dhe qasjes në të drejtat themelore të njeriut, përfshirë këtu minoritetet – në kontekst të decentralizimit. Projekti synon të vlerësojë, identifikojë dhe analizojë pengesat dhe dobësitë në dy lëmi të gjera, si dhe ofrimin e një […]