Kurti e Thaçi e kanë të domosdoshëm bashkëpunimin për dialogun, thotë Rashiti

Opinionisti Naim Rashiti ka thënë se nuk mund të flitet për formimin e Qeverisë pa certifikimin e rezultateve.

“Nuk do të kemi konstituim të Kuvendit para 7-10 nëntorit”, ka thënë ai.

Në Interaktiv të KTV-së, Rashiti ka thënë edhe se arritja e marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së nuk duket të jetë e lehtë.

“Është mirë që të mbajnë ritmin e negociatave për të emëruar njerëzit adekuat në dikastere sektoriale, të ketë një konsensus se si të zgjidhen çështjet e mëdha, të arrijnë të bindin opozitën që të marrë pjesë në proceset madhore”, ka thënë Rashiti.

Ai ka thënë se nga ajo që ka parë në diskutimet e deritanishme mes VV-së e LDK-së, pret që të ketë një qeveri optimale që i adreson çështjet sektoriale të Kosovës.

“Marrëdhënia mes tyre është shumë e rëndësishme, se a janë partnerë apo do të kenë kontroll mbi njëri – tjetrin. Kjo e përcakton jetëgjatësinë e kësaj qeverisje”, ka thënë Rashiti. “Zgjidhje kanë, emra të mirë kanë të dy palët besoj, por fati i qeverisë do të varet se a do të merren me temat apo me njëri tjetrin”, ka shtuar më pas.

Kur ka folur për reformën zgjedhore, Rashiti ka thënë se në zgjedhjet e kaluara “loja është bërë më fer, duke njohur fituesin dhe duke njohur pozitën e humbësit”.

“Besoj se kësisoj kemi mjaftë hapësirë që në një situatë më të shtensionuar politike procesi i reformës zgjedhore të fillojë nga e para. Duhet të kufizohemi te përmirësimi i këtij procesi zgjedhor, të thjeshtëzohet procesi i

Rashiti ka thënë se Kurti si kryeministër potencial dhe Thaçi si president i vendit, e kanë të domosdoshme që të kenë bashkëpunim mes vete për dialogun. Sipas tij, nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë do ta fundosin Kosovën edhe më shumë.

Kurti duhet ta suspendojë taksën, për një sërë presionesh që BE-ja duhet të bëjë ndaj Serbisë, për suspendimin e fushatës kundër Kosovës.

Tutje Rashiti ka thënë se borxhi që ia ka Serbia shtetit të Kosovës do të jetë pjesë e marrëveshjes.

“Kërkesat e Kosovës rreth borxhit që ia ka Serbia do të jenë pjesë e marrëveshjes. Por, marrëveshja nënkupton reciprocitetin, njohjen e Kosovës, e pastaj synimin për të qenë pjesë e OKB-së e më pastaj do të mund të merrej me Serbinë”, ka thënë Rashiti.

Sipas Rashitit duhet të flitet për të zhdukurit, e më pas për borxhet e sa më shumë që vonohemi aq më problem do të jenë që këto borxhe t’i kërkohen Serbisë.

“Të gjitha temat nuk do të mund të kryhen brenda pak muajsh ato mund të zgjasin me vite, por kjo do të mund t’i hapte shumë rrugë Kosovës. E ky konflikt shumë vjeçar ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve kërkon shumë kohë për t’u trajtuar. Asnjëherë më shumë në skenën ndërkombëtare nuk është dëgjuar se Serbia do ta njohë Kosovën. Unë kam dyshimet e mia, por premisat janë ndërtuar mbi bazën e njohjes reciproke”, ka thënë Rashiti.

Ai ka insistuar se e rëndësishme është që Kosova të ulet në tavolinë.

“Kosova duhet të hyjë në këtë dialog e përgatitur”, ka thënë Rashiti.

Tutje ai ka folur për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është lajmi më i keq në 15 vitet e fundit për Ballkanin Perëndimor. Një shpresë e vogël është kur Gjermania do të marrë kryesimin e Bashkimit Evropian. E mendoj se kjo është edhe si pasojë e Brexitit”, ka thënë Rashiti.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

🇽🇰 #Kosovo made a significant step toward joining the Council of Europe (CoE). It is now up to the CoE to acknowledge Kosovo's readiness for membership.
For more insight on Kosovo's CoE accession process, see Balkans Group policy report. ⤵️

Load More