Mbi 70% e të rinjve asnjëherë s’janë angazhuar në parti politike, shkak mungesa e hapësirës

Grupi për Ballkanin ka lansuar komponentën “Të Rinjtë në Politikë”, i cili synon avancimin e të rinjve në politikë në kuadër të projektit “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal”, mbështetur nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë.

Hulumtimet tregojnë se 73% e të rinjve asnjëherë nuk janë angazhuar në ndonjë parti politike për shkak të mungesës së motivimit dhe hapësirës së kufizuar.

Drejtori i organizatës “Grupi për Ballkan”, Naim Rashiti tha se situata në vend nuk ka qenë e mirë viteve të fundit prandaj gjeneratat e reja duhet të punojnë që të përmirësohet kjo situate, raporton Ekonomia Online.

“Ne bëjmë dialog politik me subjekte politike dhe lider, në këtë fazë jemi duke punuar për ndërtim të një konsensusi për temat e vështira të vendit. 10 vite pas pavarësisë ne mendojmë që investimi kryesor duhet të kthehet tek të rinjtë dhe të gjithë ata qe duan të jenë pjesë e proceseve politike dhe për ta transformuar vendin tonë”.

“Po mendojmë që të zhvillojmë projekte dhe ide për ndërtim të kapaciteteve politike. Plani konkret për dy vitet e ardhshme është që sëbashku të ndërtojmë një kurrikulë për trajnimet e veçanta, me gjithë koleget e juaj, do të zhvillojmë një korrikulë të përbashkët në çështjet që ju i shihni më prioritet”, tha ai.

Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, tha se besimi i popullit në Institucionet e vendit është katastrofik dhe si i tillë duhet të ndryshojë, raporton EO.

“Kosova ka bërë shumë arritje viteve të fundit, por Kosova është ende në tranzicion. Ju duhet ta pyesni vetën si politikan të rinj se ku duhet të shkojë Kosova në të ardhmen, p.sh ta shohim vitin 2035, ndoshta do të jeni në pushtet dhe ju e keni në dorë se ku duhet të shkojë Kosova. Ju duhet të krijoni një vizion se ku duhet të shkoj Kosova në 2035”.

“Vizioni i parë duhet të jetë matarimi në politikë. Besimi në Kosovë për politiken apo institucionet publike është katastrofik. Sistemet politike në Kosovë nuk janë të faturuara dhe kanë shumë pak ideologji”.

“Shumë pak gra janë të përfshira në pozita udhëheqëse në Kosovë. Duke përjashtuar grat nga vendimmarrja, ne i përjashtojmë edhe nga shoqëria dhe kjo është ide e keqe. Duhet të kemi politikan të pastër të cilët japin përgjegjësi për veprimet e tyre”.

Burimi: Ekonomia Online – https://bit.ly/2GeHVfU



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

🇽🇰 #Kosovo made a significant step toward joining the Council of Europe (CoE). It is now up to the CoE to acknowledge Kosovo's readiness for membership.
For more insight on Kosovo's CoE accession process, see Balkans Group policy report. ⤵️

Load More