Rashiti: LVV ta dorëzojë sa më shpejt emrin e mandatarit, ndryshe bëhet si PAN-i

Vonesat në formimin e Qeverisë së Kosovës kanë nxitur reagime të shumta dhe takimet pa një marrëveshje finale po vazhdojnë të mbahen kohë pas kohe. Të hënën mbrëma, Lëvizja Vetëvendosje, i ka bërë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka thënë se gjatë ditëve në vijim do ta shqyrtojë. 

Analisti, Naim Rashiti ka thënë se i takon Lëvizjes Vetëvendosje që urgjentisht të dorëzojë emrin e mandatarit te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në të kundërtën me këto vonesa LVV po bëhet si partitë fituese të vitit 2014 dhe 2017.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet urgjentisht te dorëzojë emrin e kandidatit për kryeministër. Si fituese e zgjedhjeve nuk ka alternativë, nuk ka afat të caktuar mes konstituimit të kuvendit dhe dhënies së mandatit për fituesin e zgjedhjeve. Kjo është procedure e pakontestuar. Me vonesat e saj, VV po bëhet njëjtë sikur partitë fituese të vitit 2014 dhe 2017”, shkruan Rashiti.

Rashiti propozoi po ashtu që këto dy parti të heqin dorë nga strukturimi masiv i ministrive, pasi sipas tij, kjo punë e lehtëson arritjen e marrëveshjes dhe parandalon kaosin në institucione.

Ai shpresohet i sigurt se do të jetë e pamundur të ristrukturohet qeveria me 12 ministri.

“Po ashtu VV dhe LDK duhet të heqin dorë nga strukturimi dhe fuzionimi masiv të qeverisë dhe ministrive. Kjo punë ia lehtëson arritjen e marrëveshjes dhe parandalon kaosin ne institucione. Ju siguroj se nuk do te arrijnë ta bëjnë ristrukturimin ne 12 ministri dhe pa ligj”, thotë Rashiti.

Propozimi i tij është që Qeveria Kurti në koalicion me LDK-në të përbëhet nga 15 ose 16 ministri.

“Prandaj, VV dhe LDK nëse duan të formojnë qeveri duhet ta dorëzojnë emrin e mandatarit shpejt, dhe të pajtohen për një qeveri me 15-16 ministri: VV të marrë 6 ministri, LDK të marrë 7 ministri, Serbët – 2 ministri (përndryshe nuk e përkrahin qeverinë) Minoritetet tjera- 1 ministri”, shkruan Rashiti. /Telegrafi/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

🇽🇰 #Kosovo made a significant step toward joining the Council of Europe (CoE). It is now up to the CoE to acknowledge Kosovo's readiness for membership.
For more insight on Kosovo's CoE accession process, see Balkans Group policy report. ⤵️

Load More