Rashiti: Me Samitin e Berlinit, Merkel e Macron tregojnë se vendosin për Evropën

Analisti politik, Naim Rashiti, ka thënë se me Samitin e Berlinit, i cili do të mbahet të hënën, presidenti Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel, po japin sinjal që Franca dhe Gjermania janë ato të cilat vendosin për Europën.

Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, në Zonën e Debatit të Klan Kosovës, pohoi se veç çështjes së Ballkanit që gjendet në një situatë të brishtë, do të flitet edhe për çështjen e negociatave Kosovë-Serbi.

”Është një shenjë e Emmanuel Macron dhe Angela Merkel që këta të dy vendosin për atë se çka ndodhë në Europë dhe se këto dy shtete vendosin për Europën”.

”Samiti i Berlinit ka të bëjë me atë që të sillet në tavolinë Franca, për të zbutur vendimet, këtu hyn çështja e negociatave me Shqipërinë si dhe raportet e Kosovës me Serbinë”.

”Nuk do të flitet për një kornizë kohore në çështjen e Kosovës e Serbisë, por do të flitet për të hequr pak presionin për procesin e dialogut, që të krijohen parakushte që të ulet qëndrimi për taksën dhe Serbia të ulë presionet e saj ndaj Kosovës”.

”Është tryezë e të gjithë liderëve por edhe do të ketë një darkë mes tyre. Ka gjasë që mes darkës që të ketë takime mes liderëve të Kosovës e Serbisë, por nuk do të ketë deklaratë përfundimtare”.

Rashiti ka shtuar po ashtu që ideja e takimit të Berlinit, në të cilin do të marrin pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, është që procesi i dialogut të kthehet në binarë pas ngërçit të krijuar.

”Do t’i zbusin pritjet në këtë takim. Nëse kjo tryezë dështon do të jetë sinjal i keq jo vetëm për Kosovën e Serbinë por edhe për gjithë rajonin”.

”Testi i vërtetë do të jetë në qershor. Ky dialog Kosovë-Serbi, në 2011 ka filluar me vizitën e Angela Merkel në Beograd. Gjermania e ka planin e gatshëm që edhe në komisionin e ri, shefja e Re e Politikës së Jashtme të BE-së do të jetë lehtësuese e dialogut, procedura s’ka ndryshuar”.

”Realiteti është se Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare të saj iu besojmë sot më pak jo për temat e dialogut, por kjo shkon përtej çështjes së Ballkanit dhe çështjes së Kosovës”.

”Ballkani kërkon vendime të mëdha politike, vendime të rëndësishme që ecin përpara, vendime transformimesh. Nëse dështon me zgjedhjet në Bashkimin Europian dhe mosmiratimi i negociatave për Shqipërinë do të hapet një dri i rrezikshëm, ku do të vijnë një kohë me konflikte me tensione e fushata”.

”Ky është realiteti i Ballkanit por do të ketë realitete edhe më të hidhura. Ideja e Samitit të Berlinit është se nga ky proces në Berlin në qershor nuk do të ketë marrëveshje, ky proces është për ta kthyer dialogun në shina të drejta. Debati është si të kthehemi në një proces dialogu solid, serioz, të konsoliduar që të kemi një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët”.

Burimi: https://telegrafi.com/rashiti-samitin-e-berlinit-merkel-e-macron-tregojne-se-vendosin-per-evropen/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

🇽🇰 #Kosovo made a significant step toward joining the Council of Europe (CoE). It is now up to the CoE to acknowledge Kosovo's readiness for membership.
For more insight on Kosovo's CoE accession process, see Balkans Group policy report. ⤵️

Load More