Thaçi: Nuk i heqim taksat e as s’e bëjmë asociacionin për liberalizim të vizave

“20 vite pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor” 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se për liberalizim të vizave nuk do të lejojnë që brenda Kosovës të ketë Republikë Serbe. Këto komente ai i ka bërë në konferencën “20 vite pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave. “Jemi duke kaluar në një fazë të një udhëkryqe që duhet të marrim edhe vendime jo të lehta. Kosova është një storie e suksesit por nuk është e përfunduar. Pse nuk është e përfunduar, ende 5 shtetet e BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, aspirata jonë është anëtarësimi. 

Ende nuk kemi arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ende nuk jemi anëtarësuar në OKB ku kemi një veto nga Rusia. Ndërsa, nuk shihet në horizont ndonjë faktor që mund ta bind Rusinë që ta heq veton që Kosova të anëtarësohet. Kemi sfidat tona të brendshme, por që kemi bërë progres qoftë në rend dhe ligj, qoftë me themelimin e ushtrisë së Kosovës. Po ndodh ajo që nuk do të duhej të ndodhte, sot be ka mbyllur dyert për Kosovën, ne kemi përmbushur të gjitha kriteret, tash e tri vite është dhënë rekomandimi për viza dhe nuk ka vendim. Jo me fajin tonë ky izolim, por nga paaftësia e shteteve anëtare për të marrë vendim për liberalizim të vi zave. Të gjitha kriteret i kemi përmbushur, edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha ai. Thaçi tha se për 20 vjet bashkësia ndërkombëtare e ka pasur drejtësinë në Kosovë dhe sipas tij, tash 20 vjet atë që nuk e kanë bërë ata, kërkojnë ta bëjnë institucionet e Kosovës. Sa i përket dialogut, Thaçi tha se më e mira do të ishte që Serbia ta njeh Kosovën, por nuk ka presion ndërkombëtar. 

“Nuk është e lehtë të arrihet paqe me një armik, por nuk ka alternativë tjetër. Natyrisht ka pasur zëra edhe në Beograd edhe në Prishtinë, vendet kryesore të botës perëndimore ShBA, Britania, Franca, nuk kanë pasur një qëndrim koherent për këtë proces. Mesazhi im ka qenë që kur politika e shteteve të Quintit është bashkë edhe politika e Kosovës është bashkë. Qëndrimi im, as nuk do të ketë autonomi dhe nuk do të ketë asociacion, sepse ajo do të nënkuptonte një Republikë serbe brenda Kosovës. Po unë vet jam pajtuar më herët që të ndodh diçka e tillë, por kanë ndryshuar rrethanat. Për hir të liberalizimit të vizave nuk mund t’i japim Asociacion, edhe taksa duhet të mbetet në fuqi. E ardhmja jonë është në Ee dhe NATO”, tha ai. Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Departamentin Amerikan të shtetit, Susan Falatko, deklaroi se taksa ndaj Serbisë duhet të pezullohet që t’i ipet mundësi mundësi dialogut. “Sot Kosova ka një zgjedhje për të bërë, një mund të dërgoj në paqe dhe rrugë tjetër provokimeve, hakmarrjes dhe rritjes së izolimit ky është shansi i Kosovës. Kjo kërkon normalizim të marrëdhënieve me shtetin serb. Normalizimi do ta zhbllokojë rrugën e Kosovës. 

20 vite pas ndërhyrjes së NATO-s duhet ta shohim të ardhmen. Ne kemi një vizion të përbashkët se si mund ta realizojmë këtë. Edhe mes miqve më të ngushtë ndodhin keqkuptime. ShBA e kanë bërë të qartë që me durim dhe ne shohim një mundësi historike që të arrihet një marrëveshje. Ne do ta shqyrtojmë çdo marrëveshje që rrit stabilitetin rajonal. Do të vazhdojmë t’i mbështesim palët. Shba kurrë nuk do të kërkonin që t’i detyronin palët që të nënshkruajnë një marrëveshje të keqe. Udhëheqësit e të dy vendeve duhet të kapin momentin, pa një dialog nuk do të arrini marrëveshje. U bëjmë thirrje liderëve të Kosovës duke suspenduar tarifa t, po ashtu i bëjmë thirrje Serbisë që të gjejnë një rrugë që t’i kthehen dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve që ka mbetur i bllokuar nga këto probleme. Duhet ta mbaroni punën që keni filluar me pavarësinë. Ne do t’iu mbështesim, por puna, kompromisi dhe zgjidhja duhet të jetë e juaja”, tha ajo.

Lexo me shume:  http://rtv21.tv/thaci-nuk-i-heqim-taksat-e-as-se-bejme-asociacionin-per-liberalizim-te-vizave/

© RTV21.tv



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More