Gratë në Politikë II: Politikëbërja e përgjegjshme gjinore në nivelin lokal dhe qendror

Artikulli i ri për Gratë në Politikë II ofron një analizë të thelluar mbi domosdoshmërinë e integrimit gjinor si një karakteristikë ndërsektoriale në ndryshimin e politikave. Ai thekson nevojën për buxhetim gjinor në të gjitha fushat dhe pjesëmarrjen e grave në konsultimet publike. Artikulli ofron rekomandime të qarta që duhet të ndiqen nga institucionet dhe aktorët politikë, në mënyrë që integrimi i çështjeve gjinore të standardizohet në institucionet publike.

Sigurimi i barazisë së qëndrueshme gjinore brenda institucioneve publike në Kosovë vazhdon të mbetet çështje vështirë e arritshme. Gratë nuk përfaqësohen si duhet nëpër pozita vendimmarrëse (politike), në ndërkohë që as politikat nuk janë hartuar duke e përfshirë perspektivën gjinore. Rrjedhimisht, nevojitet një institucionalizim i ndryshimeve të konsiderueshme për t’u siguruar  integrimi i duhur gjinor në kuadër të gjithë politikëbërjes. Kuota gjinore prej pesëdhjetë (50) përqind, e paraparë në Ligjin për Barazi Gjinore, duhet të harmonizohet me të gjitha ligjet e tjera ekzistuese, duke përfshirë edhe Ligjin për Zgjedhjet Përgjithshëm. Veç kësaj, Kuvendi i Kosovës duhet të themelojë ose mandatojë një Komision të përhershëm për Barazi Gjinore, i cili do t’i shqyrtonte të gjitha projektligjet që lidhen me kriteret e integrimit të perspektivës gjinore. Mbledhja e saktë e të gjitha të dhënave të shpërndara nëpër institucione publike është vendimtare për një hartim më të mirë të politikave përfshirëse. Mbi të gjitha, bashkëpunimi ndërmjet grave përfaqësuese në politikë, në kuvendet komunale dhe ato në Kuvendin e Kosovës, është jetik për arritjen e pjesëmarrjes së grave në konsultime publike dhe në nismat legjislative për integrim gjinor.

Integrimi i perspektivës gjinore mund të institucionalizohet përmes instrumenteve të ndryshme në të cilat kanë qasje përfaqësuesit politikë. Përveç kuotës, Ligji për Barazi Gjinore përcakton edhe standardin për intergim gjinor në të gjitha nivelet e planifikimit politik. Kjo nënkupton se  përfaqësuesit politikë dhe shërbyesit civilë duhet të përfshihen aktivisht në verifikimin e asaj se ligjet dhe politikat bazohen në të dhënat e zbërthyera mbi baza gjinore. Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe Ligjit për Barazi Gjinore, përfaqësueset politike (gratë) kanë mundësi të krijojnë politika lokale/qendror, të sigurojnë pjesëmarrjen publike të qytetarëve në vendimmarrje dhe të monitorojnë implementimin e kritereve ligjore që ndërlidhen me integrim gjinor në nivel legjislativ.  

Një përfaqësim efikas, i cili do të garantonte pjesëmarrjen publike dhe monitorimin e plotë, në fakt varet nga ajo se si këta dy faktorë i adresojnë mangësitë e integrimit të perspektivës gjinore në institucionet publike. Çfarëdo përpjekje që aspiron përmirësimin e bashkëpunimit legjislativ për integrimin  perspektivës gjinore nxitë një proces që këto tri aspekte i ndërthurë në mënyrë dinamike. Bashkëpunimi legjislativ në nivel lokal dhe qendror duhet të sigurojë se pjesëmarrja publike e grave është e garantuar në të gjitha propozimet e politikave sektoriale. Vetëm nëpërmjet një të kuptuari gjithëpërfshirës të nevojave të qytetarëve, përfaqësueset politike të grave mund t’i ushtrojnë kompetencat e veta ligjore për mbrojtjen dhe shtyrjen përpara të propozimeve sa më gjithëpërfshirëse legjislative. Mirëpo, këta mekanizma nuk do të rezultojnë fitimprurës nëse mungon vullneti politik për arritjen e mbikëqyrjes dhe monitorimit të paanshëm të legjislacionit. Sa i përket Ligjit për Barazi Gjinore, rëndësia dhe përfitimet shoqërore nga ai janë të fuqishme aq sa realizohet implementimi dhe monitorimi sistematik i tij.

Ky raport vjen si rezultat i një numër konsultimesh të organizuara nga Grupi për Ballkan në kuadër të projektit “Fuqizimi i rolit të Grupit të Grave përmes afrimit rajonal dhe ngritjes së marrëdhënies së tyre me mediat” i cili është i financial nga Canada Fund for Local Initiatives (CFLI), një iniciativë e Qeverisë së Kanades. Projekti synon të forcojë më tej ndikimin e Grupit të Grave dhe të zgjerojë shtrirjen e saj nëpër Kosovë duke rritur bashkëpunimin me gratë asambleiste në nivel komunal. Projekti gjithashtu ka për qellim të vendos një bashkëpunim më të madhë në mes grave deputete dhe grave asambleiste në nivel komunal për të punuar me mediat.

Lexoni raportin e plotë këtu.

Ky artikull është prodhuar me mbështetjen e Fondit Kanadezë për Iniciativa Lokale (CFLI). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e Grupit për Ballkan dhe nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e Qeverisë së Kanadasë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Exciting news! The Parliamentary Assembly of the Council of Europe voted in favour of the draft Opinion recommending Kosovo’s membership to the CoE!
Kosovo is now one step closer to joining the @coe and gaining access to its extensive mechanisms.

Load More