Dialogu i brendshëm i rëndësishëm për vendin, thotë Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në lansimin e projekteve të reja “Avancimi i institucioneve të Kosovës, demokratizimit të saj dhe bashkëpunimi rajonal”, të udhëhequra nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, i cili ka për qëllim të avokoj për agjendën evropiane të Kosovës përmes fuqizimit të institucioneve, bashkëpunimit rajonal me pjesëmarrjen e të gjitha niveleve të shoqërisë.

Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve, duke falënderuar ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se Norvegjia ashtu sikur edhe disa vende tjera partnere kanë përkrahur jo vetëm programet reja që po nisin sot, por edhe një tavolinë, sepse duke përkrahur Ballkan Group, na ka ndihmuar që të jemi bashkë akterët politikë të institucioneve, që të ketë një dialog të brendshëm për plot tema me rëndësi për jetën tonë.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se programi i ri që po fillon sot, e ka rëndësinë e vet për shkak se në dinamikat e qëllimeve të mëdha shpesh po mungojnë elementet kryesore të jetës sonë, që janë krijimi i një terreni të qëndrueshëm përmes një dialogu, përmes një komunikimi në mes të partive, institucioneve, akterëve tjerë, shoqërisë në përgjithësi, por edhe me komunitetet etnike në Kosovë.

Burimi: https://www.kosovalive360.com/dialogu-i-brendshem-i-rendesishem-per-vendin-thote-haradinaj/


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More