Një listë çështjesh të papërfunduara e presin qeverinë e re

Qeveria e re e Kosovës do të trashëgojë një listë të tërë çështjesh të pazgjidhura, thuhet në raportin e Grupit Ballkanik për Politika, ku pasqyrohen punët që i presin institucionet e reja, me theks të veçantë qeverinë.

Raporti shqyrton nevojat kryesore për reforma në fushën e Administratës Publike, përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) reformave të cilat dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), çështjen e dialogut me Serbinë, politikën e jashtme, sistemin e drejtësisë, edukimin, shëndetësinë, mjedisin dhe zhvillimin ekonomik.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë, se qeveria e re, e cila me gjasë do të formohet mbi bazën e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të trashëgojë shumë çështje të pazgjidhura.

Një nga çështjet të cilat përmenden në raport është edhe ajo e ligjeve dhe reformave të cilat janë kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Rashiti thotë se janë dy-tre instrumente të fuqishme të cilat përmes bashkëpunimit me BE-në dhe proceseve, siç është përmbushja e Agjendës për Reformave Evropiane (ERA) dhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), mund të bëjnë ndryshime thelbësore në funksionimin e institucioneve të Kosovës drejt përmbushjes së agjendës evropiane.

“Qeveria e re duhet të vazhdojë me reforma, të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar, paralelisht të lobojë te të gjitha vendet anëtare që më në fund të merret vendimi për liberalizim të vizave. Pra, ka ende shumë punë në raport me BE-në dhe reformat dhe do të bëhej një gabim trashanik nëse qeveria e ardhshme vendos të integrojë Ministrinë e Integrimit Evropian me atë të Politikës së Jashtme”, tha Rashiti.

Integrimi i ministrive, është një nga qëllimet e LVV-së dhe LDK-së që synojnë të pakësojnë numrin e ministrive.

Grupit Ballkanik për Politika mes tjerash thotë se institucionet, duhet të kenë një përqendrim në agjendën e reformave, t’i marrin ato në pronësi dhe t’i vënë në qendër të politikëbërjes.

Rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit dhe drejtësia 2020, do të vazhdojnë edhe nën qeverinë e re, thuhet në raport. Aty rikujtohet se qeveria në largim nuk arriti të hap kapitullin e ‘ERA II’ me Bashkimin Evropian, që ka të bëjë me Agjendën e Reformave Evropiane dhe parashikohet që kjo punë t’i bie qeverisë që do të formohet.

“Ka të ngjarë, që ‘ERA II’ të lansohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga qeveria e re, kështu që kjo çështje kërkon një kombinim të ri të veprimeve legjislative dhe të iniciativave, në mënyrë që faza e parë e procesit të reformave të ndërtohet dhe zbatohet plotësisht”, theksohet në raport.

Grupit Ballkanik për Politika mes tjerash thotë se institucionet, duhet të kenë një përqendrim në agjendën e reformave, t’i marrin ato në pronësi dhe t’i vënë në qendër të politikëbërjes.

Rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit dhe drejtësia 2020, do të vazhdojnë edhe nën qeverinë e re, thuhet në raport. Aty rikujtohet se qeveria në largim nuk arriti të hap kapitullin e ‘ERA II’ me Bashkimin Evropian, që ka të bëjë me Agjendën e Reformave Evropiane dhe parashikohet që kjo punë t’i bie qeverisë që do të formohet.

“Ka të ngjarë, që ‘ERA II’ të lansohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga qeveria e re, kështu që kjo çështje kërkon një kombinim të ri të veprimeve legjislative dhe të iniciativave, në mënyrë që faza e parë e procesit të reformave të ndërtohet dhe zbatohet plotësisht”, theksohet në raport.

Rashiti konsideron se pa arritjen e një konsensusi ndërmjet udhëheqësve të institucioneve dhe partive politike, nuk mund të ketë rezultate të prekshme në shumë çështje sfiduese për Kosovën.

“Marrëdhëniet e tensionuar politike në vitet e fundit kanë lënë shumë procese mbrapa, jo vetëm në raport me dialogun me Serbinë, por në shumë aspekte në reformat kryesore, në liberalizimin e vizave, në bashkëpunimin rajonal, në zhvillimin ekonomik, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në integrimin e veriut. Pra, mosarritja e një konsensusi për çështje të caktuara mbetet shqetësimi kryesor”, tha ai.

Ai thotë se nuk ka dyshim që Kosova i ka përmbushur kriteret e BE-së për liberalizimin e vizave, mirëpo me vetë faktin se nuk e mori ende liberalizimin, Rashiti thotë se institucionet duhet të vazhdojnë me angazhime shtesë, sidomos n rrafshin e sundimit të ligjit, duke luftuar krimin dhe korrupsionin. Një angazhim i shtuar në përmbushjen e agjendës evropiane, sipas tij, do të siguronte argumente shtesë për shtetet brenda institucioneve evropiane që po kërkojnë përfshirjen e Kosovës në liberalizim të vizave.

Ndërkaq, analisti Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, tha për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e re e Kosovës pas marrjes së mandatit, në radhë të parë duhet të bëjë zbatimin e plotë të dokumentit “ERA” për të vazhduar tutje me hapat e tjerë në drejtim të përmbushjes së kërkesave të tjera.

“Institucionet e Kosovës kanë mundur dhe është dashur që të bëjnë më mirë punën e tyre për të zbatuar obligimet që dalin nga dokumentet e BE-së. Qeveria e re në ardhje, definitivisht duhet që të përvjelë mëngët dhe në radhë të parë të bëjë zbatimin e plotë të dokumentit ‘ERAÇ. Dhe së dyti të finalizojë nënshkrimin e marrëveshjes ‘ERA II’ e cila ka filluar, por nuk është nënshkruar nga qeveria e fundit”, tha Berisha.

Hapësira e manovrimit për qeverinë e re, thuhet në raportin e Grupit Ballkanik për Politika, do të jetë e kufizuar nga realiteti socio-ekonomik, administrata joefikase, me mungesa të mëdha fondesh,  dhe me një sistem jofunksional partiak.

Edhe 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë, thonë analistët, Kosova dhe institucionet e saj, po përballen me shumë sfida si në rrafshin e brendshëm, po ashtu edhe në atë të ndërkombëtar. Analistët politikë konsiderojnë se ndër sfidat më të mëdha mbeten: sundimi i ligjit, përparimet në agjendën integruese evropiane, përmirësimi i imazhit të shtetit, zhvillimi ekonomik dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit./REL



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

🇽🇰 #Kosovo made a significant step toward joining the Council of Europe (CoE). It is now up to the CoE to acknowledge Kosovo's readiness for membership.
For more insight on Kosovo's CoE accession process, see Balkans Group policy report. ⤵️

Load More