Rashiti: Rrezikohen zgjedhje të reja
Analisti i çështjeve politike Naim Rashiti, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës, voton qeverinë e re me ministra që përfaqësojnë minoritetet, por pa votat e tyre, ai bën shkelje kushtetuese.
Rashiti ka thënë se nëse dikush ankohet për këtë në Gjykatën Kushtetuese brenda 8 ditësh, Gjykata vendos masa të përkohshme dhe qeveria bëhet jo funksione.
Postimi i Rashitit në Facebook:
Nëse Kuvendi voton një qeveri me ministra që përfaqësojnë minoritetet, por pa votat e minoriteteve, ai bën shkelje kushtetuese… dhe nëse dikush ankohet në Gj. Kushtetuese brenda 8 -ditësh, Gjykata vendos menjëherë masë të perkohshme mbi Kuvendin, pra qeveria bëhet jo funksionale.
Burimi: https://www.kosovaime.tv/paralajmerohen-kurti-dhe-osmani-rreziku-qe-i-kanoset-qeverise-se-re-nese-votohet-pa-minoritetet/