Qeverisja Gjithëpërfshirëse dhe e Përgjegjëshme
Grupi për Ballkan mbështet reformat dhe ndryshimin e politikave, të cilat favorizojnë qeverisjen e mirë, transparente e të përgjegjëshme, si dhe sundimin e ligjit. Për këtë qëllim, Grupi për Balkan në fokus ka punën me institucionet publike dhe partitë politike, në mënyrë që ato të përvetësojnë një kulturë të dialogut, konsensusit, politikëbërjes gjithpërfshirëse dhe reformave. BPRG i mbështetë iniciativat e ndryshme për Reformën e Administratës Publike (RAP); promovon institucione publike efikase dhe transparente; rritjen e mbikëqyrjes së institucioneve publike dhe të efektshmërisë së Kuvendit. Nëpërmjet përfshirjes së shtetit dhe partnerëve joqeveritarë në programet dhe aktivitetet e saj, Grupi për Ballkan synon fuqizimin e përpjekjeve vendore për rritjen e llogaridhënies, si dhe të llogaridhënjes së institucioneve publike.