Zëvendësredaktori i Qendrës Carnegie në Moskë, Maxim Samurokov, i cili i njeh politikat e Ballkanit, ka thënë se Kosova tashmë është shtet që një dekadë dhe shkatërrimi i saj nuk i nevojitet askujt.
“Edhe 20 vjet pas luftës i gjithë regjioni i Ballkanit ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare. Të gjitha këto vende janë duke çaluar drejt Europës dhe kanë nevojë për ndihmë nga jashtë”, tha ai për Zonën e Debatit.
“Mendoj që pjesëmarrësit e dialogut e nënvlerësojnë gatishmërinë e dy shoqërive dhe problemi është te politika ekzistuese si në Serbi dhe Kosovë. Udhëheqësit si në Kosovë ashtu edhe në Serbi kanë ende mendimet nga lufta. Ata e shikojnë realitetin përmes këtij prizmi, mendja e tyre është krijuar gjatë luftës djhe janë të orientuar në sterioptipet e luftës”.
“Mendoj që në të dyja vendet ka mjaft njerëz që janë të gatshëm për të organizuar marrëdhënie mes dy vendeve. Por, dialogu është monopolizuar nga pjesëmarrësit e tij si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë. Ata mendojnë se përderisa ka dialog, ai do t’i mbajë në pushtet.
“Për të dyja palët, shohim politikanë që e shohin këtë dialog si burim të legjitimitetit të tyre. Mendoj se është momenti i mirë për kompromis në Ballkan”.
“Në Europë dhe SHBA kanë humbur interesin ndaj Ballkanit. Ata shtiren se duan të zgjidhin këtë konflikt, por nuk janë mjaft entuziastë për këtë. Ata do ta pranojmë nëse arrihet marrëveshje, por nuk janë aq shumë aktivë për të ndërmjetësuar mes dy palëve. Ata mendojnë se nëse palët janë në gjendje të arrijnë marrëveshje, edhe ata pajtohen”.
Samurokov tha se Rusia nuk sheh asnjë përfitim nga dialogu Kosovë-Serbi, por se e sheh vetëm humbjen që do t’i sjellë ky dialog.
“Sa i përket dialogut, kisha thënë se Rusia është goxha armiqësore sepse nuk sheh asnjë inciativë për të mbështetur këtë dialog. Është fuqi cinike dhe nuk e di se çfarë do të fitojë nga ky dialog. Por e sheh qartë se çka do të humbë. Do të humbë statusin e partnerit strategjik në Serbi”.
“Nga ana tjetër, nëse Serbia dëshiron që Kosova të mos bëhet anëtare e OKB-së, e ka Rusinë mbështetëse. Serbia me këtë humb një aleat të madh strategjik, Rusinë”.
“Serbia ka gjasa të mëdha që do t’i bashkohet poltikës së BE-së dhe më pas t’i vendosë sanksione Rusisë. Më pas, Serbia do të mënjanonte marrëveshjen e tregtisë së lirë”
“Në moment që Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, atëherë Rusia do të shikojë vende të tjera për partnere strategjike”.
Ai në Zonën e Debatit të Klan Kosovës tha se Rusia do të mbështeste një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, vetëm nëse i përshtatet kësaj të fundit.
“Në takimin e shkurtë mes Putinit dhe Thaçit, Putini në deklaratat më pas tha se Rusia nuk do të jetë kundër asnjë marrëveshje që do të ketë pajtim mes Serbisë dhe Kosovës. Deklaratat thanë se do të mbështesim çfarëdo lloj marrëveshje që i përshtatet Beogradit. Kjo marrëveshje duhet te jetë e bazuar në rezolutën 1244, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.
“Nuk është e rëndësishme se çka do të ndodhë në Kosovë, por mesazhi që ia dërgon Perëndimit, ju duhet të sillni në mënyrë konstruktive si është Ukraina”.
“Kishte mjaft analiza në media që Rusia dhe SHBA-të do të bënin një marrëveshje për vendet që kanë probleme si Krimea, Kosova, Andaluzia. Rusia ëndërron për t’u zgjidhur kështu, po s’besoj që SHBA-të janë të gatshme për këtë. Kosova nuk është e rëndësishme për SHBA-në”.
“Për momentin situata është aq shumë e ndërlikuar saqë vështirë do të mendoja një dialog mes liderit të SHBA-së dhe atij të Rusisë. Nuk janë të gatshëm t’i diskutojnë edhe për çështje madhore si armatimi, Kosova është një problem i dorës së dytë nuk del në agjendë fare”.
Samurokov tha se për Rusinë është e pranueshme një marrëveshje nëse paraqitet në Këshill të Sigurimit, ku ka edhe të drejtën e vetos.
“Nëse ka një lloj marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mbështetur nga BE dhe SHBA duhet të paraqitet në Këshillin e Sigurimit sepse aty është edhe Rusia, si një vend me veto ajo do ta bllokonte. Dy vende pas 20 vjet konflikt bëjnë marrëveshje për interesa vetanke dhe dalin para Këshllit, Rusia nuk do ta pengonte këtë”.
“Rusia e injoron Kosovën. Armiqësia është se Kosova është krijuar si shtet për shkak të intervenimit të Perëndimit. Rusisë nuk i pëlqen Perëndimi. Rusia e injoron Kosovën dhe kjo është budallëk sipas meje”.
“Kosova është bërë tashmë shtet dhe tash ka mbetur vetëm formalitete për të zgjidhur dhe është e pamundur të negocioni dhe të kthehet Kosova prapa. Serbët shumica e tyre nuk e duan Kosovën të kthehet nën sovranitetin e tyre”.
“Shkatërrimi i shtetit të Kosovës nuk i nevojitet askujt. Rusia do të duhej të njihte Kosovën në atë moment kur do të zgjidhet problemi me Serbinë. Niveli i armiqësisë i shoqërisë ruse ndaj kosovarëve është zmadhuar tej mase. Shumica e rusëve nuk dinë asgjë për Kosovën, shumica e tyre nuk kanë takuar asnjëherë kosovarë”.
Burimi: https://klankosova.tv/analisti-rus-kosova-tashme-eshte-shtet-rusia-do-te-duhej-te-njihte-ne-ate-moment-kur-ta-zgjidhe-problemin-me-serbine/?fbclid=IwAR0XHc0tA4xeH4QeBqoHGHZNdb9zquxq4kq-eqggZF8LjYFeJ5csEpYXWeI