Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave (BPRG), sot mbajnë konferencën ndërkombëtare “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”.
Në mesin e një numri të gjerë të ekspertëve vendas dhe zyrtarëve qeveritarë, do marrin pjesë edhe një numër i madh panelistësh të shquar ndërkombëtarë, nga SHBA, BE, Gjermania, Norvegjia, Hungaria, Slovenia, Rusia, Maqedonia, Shqipëria, dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore.
Burimi: https://telegrafi.com/konference-nderkombetare-per-perspektiven-dhe-sfidat-e-ballkanit-perendimor/