Thaçi kritikon ndërkombëtarët, thotë se qytetarët e Kosovës janë duke u diskriminuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se është duke i diskriminuar qytetarët e Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Thaçi në konferencën “Njëzet vjet pas: Perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave (BPRG) ka renditur çështjet e papërfunduara që kanë të bëjnë me Kosovën.

Mos liberalizimi i vizave, mos anëtarësimi në OKB e mos njohja e pesë shteteve të BE-së, janë çështjet e papërfunduara sipas presidentit.

“Ritheksoj se Kosova është një storie suksesit por nuk është një storie e përfunduar. Pse nuk është e përfunduar? Ende pesë vendet e BE nuk e kanë njohur Kosovës, ndërsa aspirata jonë është që të jemi pjesë e familjes evropiane, ende nuk e kemi arritur marrëveshjen e paqes me Serbinë, ende nuk jemi anëtarësuar në OKB ku kemi një veto të palëvizshme nga Rusia”.

Ai ka thënë se gjendja aktuale paraqet rrezik për regres.

“Jemi në një gjendje të status quo që për mua paraqet rrezik për regres dhe vazhdimin e një konflikti të ngrirë me Serbinë dhe me mundësi minimale apo veto të anëtarësimit e OKB-së”, tha ai.

“Sot BE ka mbyllur dyert për Kosovë, ne kemi përmbyllur të gjitha kriteret, tash e tri vite kemi marrë rekomandimin për vizat për Kosovën po nuk kemi vendimmarrje”.

Kreu i shtetit ka kritikuar ndërkombëtaret edhe për drejtësinë në Kosovë.

Ai ka thënë se punën që nuk kanë arritur ta bëjnë për 20 vite, ndërkombëtarët janë duke kërkuar nga Kosova që ta bëjë për 10 muaj.

“Për 20 vite të tëra bashkësia ndërkombëtare ka pasur në duar të veta drejtësinë në Kosovë, 10 vite OKB dhe 10 vite EULEX dhe tash 20 vite ata që nuk e kanë bërë atë kërkojnë që institucionet e Kosovës për 10 muaj ta bëjnë, është e pamundur .Është momenti i fundit që të ndalet diskriminimi është edhe një fyerje për qytetarët e Kosovës por para së gjithash paraqet një paragjykim për shtetin e Kosovës për qytetarët me mundësi për pasoja të mëvonshme. Sepse njerëzit kur vazhdojnë të qëndrojnë kështu të izoluar kërkojnë alternativa tjera”.

Zhgënjyes e ka quajtur takimin në Berlin presidenti Hashim Thaçi.

Kjo për shkak se, siç tha ai, nuk është arritur asnjë përafrim qëndrimesh.

I vetmi sukses, sipas Thaçit, në këtij samiti,ishte aranzhimi i një takimi tjetër në Paris.

“Ai takim ka qenë një zhgënjim i madh, nuk ka ndodh ndonjë përafrim. I gjithë suksesi i Kosovës ka qenë që me propozimin presidenti Macron, me presidentin Vuçiq do të takohemi përsëri në Paris. Ka qenë zhgënjyes takimi i Berlinit edhe fakti tjetër se nuk ka ndodhur një koordinim i plotë me SHBA-në”, tha ndër të tjera Thaçi.

Burimi: https://iliria.tv/thaci-kritikon-nderkombetaret-thote-se-qytetaret-e-kosoves-jane-duke-u-diskriminuar/


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group signed a cooperation agreement with the Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, to support the new project - Advancing the European Agenda for Kosovo: Consolidating Peace Institutions and EU-Related Reforms. This project aims to strengthen…

3

Load More