Zyrtarja e Qeverisë Gjermane: Nuk e përkrahim idenë e korrigjimit të kufijve, cenon stabilitetin

Zyrtarja e Qeverisë Gjermane, Christiane Hullman, ka përsëritur edhe një herë  në Prishtinë, qëndrimin e Berlinit zyrtar se nuk e përkrahin idenë e Thaçit dhe Vuçiqit për korrigjim të kufijve.

“Gjermania nuk e mbështet një ide të tillë”, ka thënë Hullman, në debatine  organizuar nga Ballkan Group.

Ajo ka thënë se një ide e tillë destabilizon të gjithë rajonin.

“Ideja për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve rrit destabilitetin në të gjithë rajonin”, ka shtuar ndër të tjera ajo.

Një ide të tillë e ka kundërshtuar vazhdimisht edhe kancerlarja gjermane, Angela Merkel, e cila kishte përsëritur se një ide e tillë është e rrezikshme dhe se nuk e përkrahë.

E në Samitin e Berlinit, të mbajtur me 29 prill të këtij viti, që u organizuar me iniciativë të Angela Merkel, ideja për korrigjim të kufijve, e mbështetur nga Thaçi e Vuçiq,  mori goditjen përfundimtare.

Reagime të shumta pas një samiti të tillë, pat edhe nga deputetët e Bundestagut gjerman, të cilët u shprehën të lumtur, se tashmë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojë duke lënë anash idenë për prekje të kufijve.

E media të mëdha thanë që në Berlin “u varros ideja për korrigjim të kufijve”.

Megjithatë edhe pse Vuçiq e ka pranuar se një ide e tillë ka dështuar, Thaçi vazhdon të drejtojë sulme në drejtim të Gjermanisë, duke thënë se në Berlin as nuk u hodh poshtë ndonjë ide, e as nuk ka lindur ndonjë ide e re.

Në atë Samit, palët ishin marrë vesh që të vazhdonin tutje diskutimet për zhbllokimin e dialogut, në Samitin e Parisit, që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti.

E para këtij Samiti, me 6 qershor, Haradinjan e pret kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin.

Burimi: https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1094335/zyrtarja-e-qeverise-gjermane-nuk-e-perkrahim-idene-e-korrigjimit-te-kufijve-cenon-stabilitetin/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More