Pozita dhe opozita kanë pasur një takim të gjatë të hënën pasdite. Në një takim ku qasje nuk kanë pasur as mediat, kanë diskutuar për temat aktuale politike nënkryetarët e partive politike në vend. Por për çfarë u diskutua aty ka treguar Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, i cili edhe e ka organizuar këtë takim. “Ishte takim shumë i gjate dhe jo i lehtë; u diskutuan temat e rëndësishme, dialogu me Serbinë, Asociacioni i komunave me shumice serbe, marrëveshja e Demarkacionit, zgjedhjet, legjislacioni kritik, Rregullorja e Kuvendit dhe procesi i vazhdimit të këtij dialogut”
Burimi: http://klankosova.tv/cka-u-diskutua-mbreme-ne-takimin-pozite-opozite/