Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave (BPRG) sot do të organizojnë Konferencën Ndërkombëtare: “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”.
Në mesin e një numri të gjerë të ekspertëve vendas dhe zyrtarëve qeveritarë, do marrin pjesë edhe një numër i madh panelistësh të shquar ndërkombëtarë nga SHBA, BE, Gjermania, Norvegjia, Hungaria, Slovenia, Rusia, Maqedonia, Shqipëria.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe presidenti Thaçi.
Burimi: https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=352989