Aidan Heihr: Dialogu elitar – duhet të zhvillohet ndërmjet popujve; BE gjithmonë fajëson kosovarët, jo veten

Aidan Heihr, Ligjëruesi i Universitetit të Westminster, ka thënë se Kosova ka ecur përpara në shumë drejtime.

“Por ka akoma shumë fusha ku duhet shumë punë”, ka thënë Heihr për Zonën e Debatit në Klan Kosova.

Njohësi i politikës së Ballkanit ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se deri tash nuk janë arritur pritjet e dialogut”.

“Kosova ka lënë anash sistemin arsimor, shëndetësor dhe fusha të tjera – i kanë konsideruar sekondare në krahasim me dialogun”.

“Dialogu zhvillohet ndërmjet elitave, Presidentit Hashim Thaçi dhe Presidentit Aleksandër Vuçiq. Nëse duam paqe afatgjate atëherë dialogu duhet të zhvillohet nga fundi-lartë – duhet të nis nga populli”.

“Nuk shoh ndonjë zhvillim madhor në pesë vjetët e ardhshme sa i përket kësaj çështjeje”.

Profesori universitar thotë se edhe shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje nëse atë nuk e dëshirojnë popujt.

“Unë nuk besoj se njerëzit në Kosovë e dëshirojnë atë, ndërsa ndarjet arbitrare nuk janë zgjidhje”.

Heihr ka thënë se shoqëria kosovare ka vuajtur shumë nga Bashkimi Europian, madje ai thotë se edhe nëse Kosova anëtarësohet në këtë organizatë nuk do të rregullohet gjithçka.

“Gjithmonë fajësohet populli, bashkësia ndërkombëtare thonë se nuk janë fajtor”.

Burimi: https://klankosova.tv/aidan-heihr-dialogu-elitar-duhet-te-zhvillohet-ndermjet-popujve-be-gjithmone-fajeson-kosovaret-jo-veten/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Exciting news! The Parliamentary Assembly of the Council of Europe voted in favour of the draft Opinion recommending Kosovo’s membership to the CoE!
Kosovo is now one step closer to joining the @coe and gaining access to its extensive mechanisms.

Load More