Ramadani: Kosova ka qenë dhe do të jetë partner dhe aleat i besueshëm i NATO-s

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka marrë pjesë në Konferencën “Njëzet vite pas: perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga #KCSS dhe #BPRG, në këtë konferencë Ramadani ka prezantuar storie të suksesit për Kosovën, përcjell ‘Bota sot’.

Ramadani këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se Kosova është partner i besueshëm i NATO-s, sipas tij, Kosova është e gatshme të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në botë.

Tutje, zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani ka shkruar se Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë, ai shtoi se, Kosva ka vuajtur tragjeditë e luftës, ai është i bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO

‘Kosova ka qenë dhe do të jetë partner e aleat i besueshëm i NATO-s, duke punuar në të njëjtën kohë për t’u bërë anëtare e NATO-s’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kosova është partner i besueshëm i NATO-s.
E gatshme të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në botë.

Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë. Si një vend që ka vuajtur tragjeditë e luftës, ne jemi të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO.

Kosova ka qenë dhe do të jetë partner e aleat i besueshëm i NATO-s, duke punuar në të njëjtën kohë për t’u bërë anëtare e NATO-s.

– Anëtarësimi në NATO është edhe qëllim shtetëror i Kosovës, edhe aspiratë popullore;
– Qeveria e Kosovës ka institucionalizuar aspiratën popullore
– Themelimi i Komitetit Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO
– Plani për rritjen e prezencës së Kosovës në Bruksel;
– Miratimi i Kornizës së Komunikimit Strategjik të institucioneve
– Ne jemi ambicioz në raport me NATO-n. Të njëjtën kohë, Kosova e kupton procesin e integrimit në NATO, e kupton rrugën përpara.
– Kosova është kontribuese e sigurisë. Synon të jetë kontribuese për sigurinë kudo nëpër botë, në bazë të kapaciteteve të veta.
– Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare – e cila do të miratohet në periudhën e afërt – partneriteti strategjik me SHBA-në, anëtarësimi në NATO dhe gatishmëria e Kosovës për kontribut për paqe në zona të ndryshme të botës është një prej 4 qëllimeve kryesore shtetërore.

Sot në Konferencën “Njëzet vite pas: perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”, të organizar nga #KCSS dhe #BPRG, theksova storien e suksesit të Kosovës.

E vërteta e Kosovës është kjo:

Kosova ka marrë mbështetje për paqe që 20 vjet. Tash, është koha kur çdo kund në botë mund të dëshmohet se si një vend i vogël – që është ndihmuar të jetojë në paqe – mund të ndihmojë popujt tjerë të gëzojnë paqen.
Ky është tregim i përbashkët i suksesit. Tregim i Kosovës dhe aleatëve perëndimorë.

Burimi: https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1094282/ramadani-kosova-ka-qene-dhe-do-te-jete-partner-dhe-aleat-i-besueshem-i-nato-s/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

🇽🇰 #Kosovo made a significant step toward joining the Council of Europe (CoE). It is now up to the CoE to acknowledge Kosovo's readiness for membership.
For more insight on Kosovo's CoE accession process, see Balkans Group policy report. ⤵️

Load More