Infografikat

Gratë në Politikë: (Pa)Barazia Gjinore në Politikë dhe Vendimmarrje

Trendi i mospërfshirjes së grave në pozita drejtuese, ose i përfshirjes së pamjaftueshme në pozita përfaqësuese ka shënuar rritje, në ndërkohë që angazhimi për rritjen e barazisë gjinore në sferat politike dhe publike është sipërfaqësor dhe minimal. Më poshtë mund të gjeni të dhënat që ilustrojnë pabarazinë e burrave dhe grave në pozitat pushtetmbajtëse.

Kosova dhe zgjedhjet: Çfarë mund të Përmirësohet?

Reforma zgjedhore në Kosovë është vonuar së tepërmi. Zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të vitit 2017 u vlerësuan si përgjithësisht të mira, megjithëse u regjistruan disa mangësi në administrimin/menaxhimin e tyre, gjë që uli suksesin e përgjithshëm të tyre; mes tjerash, vlen të përmenden numri i madh i votave të pavlefshme, rinumërimi i pjesëshëm i kutive të votimit që ndikoi në ndryshimin e rezultateve, dhe certifikimi i vonuar i rezultateve finale.

Grafikonët e mëposhtëm paraqesin mangësitë e zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale të vitit 2017.

Asociacioni i Komunave Serbe: Kuptimi i Pikëpamjeve Kundërthënëse të Shqiptarëve dhe Serbëve

Marrëveshja për Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe shënon gurthemelin e mosmarrëveshjes në dialogun mes Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Serbët e Kosovës janë komuniteti më i prekur nga krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, megjithëse ata po ashtu janë edhe grupi më i margjinalizuar në procesin e Brukselit. Hulumtimi i motiveve, shqetësimeve dhe i dëshirave të serbëve për sa i përket Asociacionit ka kohë që është lënë pas dore, duke prodhuar kështu një humnerë të madhe informative. Përgjigjet e mëposhtme paraqesin pasqyrën e asaj se çfarë mendojnë serbët e katër komunave serbe të veriut për Asociacionin.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More