Fuqizimi i paqes dhe shtet-ndërtimit, dhe avancimi i agjendës evropiane
Projekti tre-vjeçar “Fuqizimi i paqes dhe shtet-ndërtimit, dhe avancimi i agjendës evropiane” synon të punoj me akterë që ndikojnë drejtpërdrejtnë ndryshime si shoqëria civile, qeveritë, partitë politike dhe media. Projekti synon të zhvilloj shtet-ndërtimin dhe agjendën evropiane, përmes ndërtimit të konsensusit, politikëbërjes gjithëpërfshirëse, kontributit të ekspertëve, rritjes së mbështetjes politike dhe shoqërore për paqen, edukimit të përfaqësuesve politikë, mbështetjes së bashkëpunimit rajonal dhe avancimit të zbatimit të reformave.
Objektivi i Përgjithshëm: Fuqizimi i paqes, ndërtimi i shtetit dhe agjenda evropiane, përmes ndërtimit të konsensusit, politikëbërjes gjithëpërfshirëse, kontributit të ekspertëve, rritjes së mbështetjes politike dhe shoqërore për paqen, edukimit të përfaqësuesve politikë, mbështetjes së bashkëpunimit rajonal dhe avancimit në zbatimin e reformave.
Barazia gjinore në Kosovë: Fuqizimi i grave dhe vajzave – “Një thirrje për ndryshim”
Përmes këtij projekti Grupi për Ballkan u mundëson të gjithë udhëheqësve, burrave dhe grave të zgjedhura, figurave të rëndësishme publike, ombudspersoni dhe personaliteteteve vendore dhe mbështetësit ndërkombëtarë të jenë një pjesë kryesore në fushatën e udhëhequr nga vendi për të promovuar ndryshimi i kuotës.
Ky projekt lanson një nga fushatat më të mëdha në terren që do të shtyjë për fillimin e ndryshimit të kuotës. Grupi për Ballkan më vonë do të ndihmojë qeverinë dhe asamblenë në procesin e ndryshimit të legjislacionit. Fushata do t’i shërbejë qëllimit të kthimit të çështjes së ndryshimit të kuotave në agjendë dhe mobilizimit të mbështetjes për të.
Qëllimi i përgjithshëm: Objektiva e projektit qëndron në nxitjen e ndryshimit të kuotës së përfaqësimit të grave duke filluar një fushatë dixhitale që bën thirrje për zbatimin e ligjit për barazi gjinore.
Fuqizimi i Rolit të Grupit të Grave Deputete përmes bashkëpunimit Rajonal dhe me Media
Projekti ka qëllim fuqizimin shtesë të ndikimit të grave deputete dhe zgjerimin e ndikimit të tyre në të shtatë (7) rajonet e Kosovës. Aktivitetet e projektit synojnë krijimin e rrjetit të grave të minoriteteve në kuvendet komunale, me qëllim të zgjidhjes së çështjeve gjinore në nivelin lokal dhe atë qendror. Projekti do të përmirësojë përfaqësimin medial të punës së grave deputete dhe do të iniciojë diskursin publik në nivelin lokal dhe atë qendror, duke krijuar kështu një raport të qëndrueshëm mes grupit të grave deputete dhe mediave, nëpërmjet aktiviteteve të vazhdueshme (si psh përmes konferencave, punëtorive dhe intervistave televizive).
Qëllimi i përgjithshëm: Rritja e bashkëpunimit rajonal dhe me media i Grupit të grave deputete.
Përparimi i institucioneve kosovare, demokratizimi dhe bashkëpunimi rajonal
Projekti ka për qëllim avancimin e Agjendës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet fuqizimit të intsitucioneve dhe bashkëpunimit rajonal, me pjesëmarrjen e të gjitha niveleve të shoqërisë. Projekti dyvjeçar ka në shënjestër një spektër të gjerë të palëve të interesuara që mund të ndikojnë në ndryshime, si shoqëria civile, qeveria, partitë politike dhe mediat. Aktivitetet nxisin dhe promovojnë pjesëmarjen e grave, minoriteteve etnike dhe të rinjëve, në mënyrë që të arrihet fuqizimi përfundimtar i proceseve të vendimarrjes dhe ndërtimi i kulturës së gjithëpërfshirjes. Projekti përbëhet nga tre elemente kryesore: Dialogu Politik, Bashkëpunimi Rajonal dhe Fuqizimi i Kontrolleve dhe Bilanceve.
Aktivitetet e planifikuara parashikojnë tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë, hulumtime, ndërtim të kapaciteteve, ofrim të ekspertizës, ndërtim të partneritetit dhe qasjen në informata.
Qëllimet specifike:
Nxitja e dialogut dhe konsensusit të partive politike, nëpërmjet nxitjes të përfshirjes së grave, të rinjëve dhe shoqërisë civile, dhe edukimit të liderëve të ardhshëm politikë. Promovimi dhe mbështetja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e dyanëshme ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal përmes përfshirjes së institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile. Fuqizimi i qeverisjes së mirë dhe i sundimit të ligjit, nëpërmjet hulumtimeve dhe debateve për mangësitë juridike, dhe ndërtimi i harmonisë ndërmjet Kushtetutës, sistemit politik dhe seksioneve qeverisëse.
Fuqizimi i ndikimit të grupit kosovar të ekspertëve në politikbërje
Ky grant mbështet BPRG-në në fuqizimin e ndikimit që ka në Dialogun Politik, Forumin Politik dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për sa i përket elementit të fundit, njëri prej synimeve kryesore të projektit është avancimi i bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve nga Kosova dhe atyre nga Serbia, dhe mobilizimi i përpjekjeve për mbështetjen formale të konzorciumit të grupeve të ekspertëve, qëllimi i të cilëve do të jetë përkrahja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe shoqërive.
Ky grant rezultoi me formimin e Forumit Politik të Grupeve të Ekspertëve (BPRG, QKSS dhe D4D)
Dhe të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG)
Qëllimet:
Projekti ka për qëllim rritjen e ndikimit të produkteve përfundimtare të grupeve të ekspertëve, nëpërmjet katër komponentave të ndara, por që e mbështesin njëra-tjetrën:
Si reagim ndaj krizës së vazhdueshme politike, BPRG ka dizajnuar dhe lansuar dialogun lokal ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë, me shpresë se ai do ta ndalë krizën dhe do të rezultojë me një marrëveshje të mbështetur në reforma. Në mars të vitit 2016, BPRG ka iniciuar me sukses tryezën e rrumbullakët për Dialogun, ku ne veprojmë si lehtësues dhe ndërmjetësues të paanshëm, por edhe si këshillëdhënës për çështjet e ekspertizës politike. Korniza kohore e dialogut politik është prej një deri në tre vjet, duke filluar nga marsi i vitit 2016. Synim përfumditar është nxitja e stabilitetit politik dhe krijimi i një kulture të bashkëpunimit përmes dialogut, ndërmjet akterëve politikë, institucioneve dhe OJQ-ve.
Grupi për Ballkan ndodhet në fazën e themelimit të Forumit Politik, një grup ky i nivelit të lartë i ekspertëve të Kosovës për avokim. Duke marrë parasysh kapacitetin e kufizuar të shoqërisë civile për të ndikuar në ndërrimin e politikës, BPRG ka marrë përsipër rolin prijës për zhvillimin e projekteve, qëllimi i të cilave edhe rritja e aftësive të OJQ-ve për të ndikuar në politikbërje. Planifikojmë të iniciojmë një dialog ndërmjet ekipeve hulumtuese dhe insitucioneve, përmes publikimeve dhe hulumtimeve të përbashkëta, si dhe inciativave për avokim bashkë me OJQ-të e tjera. Nëpërmjet këtij intervenimi dëshirojmë të kemi një ekspertizë të përbashkët të ekipeve hulumtuese për çështje gjithëpërfshirëse, të përgatisim dokumente të përbashkëta hulumtuese dhe politike, të organizojmë evente të përbashkëta e të koordinuara, dhe t’i mobilizojmë institucionet që merren me tema që fuqizojnë shtetin e Kosovës. Ky aktivitet do të fuqizojë aftësinë e grupeve hulumtuese të ekspertëve lokalë për të avokuar në mënyrë të efektshme, derisa të mos fuqizohen mjaftueshëm për iniciimin e ndryshimeve në nivel shtetëror.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kritikuar ashpër nga opozita dhe nga shoqëria civile në Kosovë, ku nacionalizmi tashmë ka fituar një bazë të mjaftueshme për kundërshtimin e asaj që perceptohet si një elitë e korruptuar qeverisëse që po i lëshon së tepërmi pe Beogradit. Nga ana tjetër, çfarëdo lloj vonese në dialog BPRG e përjeton të dëmshme për shtetin e ri të Kosovës, andaj planifikon të angazhojë grupe të ekspertëve në Kosovë dhe Serbi, për dizajnimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta të cilat do t’i kontribuojnë normalizimit të marrëdhënieve. Shpresojmë se projekti do të përfundojë me themelimin e një kozorciumi të përbashkët të grupeve lokale të ekspertëve dhe kolegëve të tyre nga Serbia. Në fakt, BPRG tashmë ka iniciuar dhe udhëhequr përpilimin e një letre të përbashkët të grupeve të ekspertëve nga Kosova dhe Serbia, përmes së cilës i bëhet thirrje institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare që t’i mbështesin përpjekjet e shoqërisë civile për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në nivel shtetëror dhe shoqëror. Iniciativa ka nxitur interesimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për mbështetjen e konzorciumit të OJQ-ve të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nën udhëheqjen e Grupit për Ballkan.
BPRG është i përkushtuar për vazhdimin e hartimit të raporteve kualitative që bazohen në hulumtime në terren, dhe angazhohet aktivisht në reformën institucionale dhe ndryshimin e politikave. Qëllimi ynë është që ta shfrytëzojmë ekspertizën tonë për mbështetjen e progresit në fushat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës, si dhe përpjekjet për integrimin e saj në BE, respektivisht ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve demokatike, integrimin e komuniteteve, pajtimin dhe sundimin e ligjit.
Promovimi dhe komunikimi i përfitimeve nga dialogu Kosovë-Serbia, i lehtësuar nga BE
I udhëhequr nga BPRG, ky projekt synon promovimin dhe komunikimin drejt opinionit publik të përfitimeve nga dialogu teknik për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u fokusuar në veprimet e shumta të komunikimit dhe punës në terren, bashkëpunimin peer-to-peer, hulumtimin dhe përfshirjen lokale.
Qëllimet përfshijnë:
Zgjerimin e mbështetjes për dialogun Beograd-Prishtinë, të lehtësuar nga BE-ja;
Shqyrtimin e perspektivës së qytetarëve për dialogun dhe proceset e tij;
Lehtësimin e bashkëpunimit dhe rrjetëzimin mes të rinjëve, OJQ-ve, opinionbërësve dhe mediave;
Rritjen e nivelit të komunikimit dhe nxitjen e një perspektive progresive për qytetarët;
Themelimin e grupit të përhershëm të OJQ-ve dhe grupit të ekspertëve të aftë për avokim dhe mbështetje të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi, që do t’i implementojë këto veprime dhe që përbëhet nga 8 OJQ rajonale: Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG), Demokracia për Zhvillim (D4D), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe NVO Aktiv, në Kosovë; Forumi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Lëvizja Evropiane për Serbinë (EMinS), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) dhe Komisioni i Juristëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM), në Serbi.
Konsolidimi i Institucioneve Kosovare, Demokratizimit dhe Bashkëpunimit Rajonal
Projekti ka për synim avancimin e Agjendës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet fuqizimit të institucioneve dhe bashkëpunimit rajonal, me pjesëmarrjen e të gjitha niveleve të shoqërisë. Projekti dyvjeçar ka në shënjestër një spektër të gjerë të palëve të interesuara të cilat mund të ndikojnë në ndryshime, si: shoqëria civile, qeveria, partitë politike dhe mediat. Aktivitetet e projektit nxisin dhe promovojnë pjesëmarjen e grave, minoriteteve etnike dhe të rinjëve, në mënyrë që të arrihet fuqizimi përfundimtar i proceseve të vendim-marrjes dhe ndërtimi i kulturës së gjithëpërfshirjes. Projekti përbëhet nga tre elementë kryesorë: Dialogu Politik, Bashkëpunimi Rajonal dhe Fuqizimi i Kontrolleve dhe Bilanceve.
Aktivitetet e planifikuara parashikojnë tryeza te rrumbullakëta të nivelit të lartë, hulumtime, ndërtim të kapaciteteve, ofrim të ekspertizës, ndërtimin e partneritetit dhe qasjen në informata.
Krijimi i sinergjisë për fuqizimin e arsimit, studimeve dhe shkencës në Ballkanin Perëndimor
Nëpërmjet hulumtimit nga zyra dhe në terren, projekti synonte të kuptonte dhe lehtësonte ndërtimin e një ambienti më të favorshëm për hulumtim, shkollim, dhe inovim, me fokus të veçantë në ngritjen e kapaciteteve për absorbimin e mjeteve të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vlerësimi rajonal ndikoi drejtëpërsëdrejti në komunikim me institucionet relevante shtetëore, me qëllim të vënies në pah dhe investimit në zonat e shënjestuara. BPRG e udhëhoqi komponentin kosovar.
Rritja e kualitetit të raportimit për standardet e Sundimit të Ligjit në Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është avancimi i kapaciteteve të gazetarëve për raportimin e përparimit të sundimit të ligjit në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, dhe mbështetja e një bashkëpunimi më të mirë ndërsektorial të odave, gazetarëve dhe shoqërisë civile, në kuadër të secilit shtet dhe vetë rajonit.
Në mënyrë që të arrihen qëllimet e pëgjithshme specifike të projektit, duhet të:
Zhvillimi i një instituti të nivelit botëror në Ballkan
Projekti ka synim fuqizimin e kapaciteteve të brendshme të Grupit për Ballkan (si psh. sigurimin e trajnimeve për stafin, blerjen e softuerit të statistikave) dhe rritjen e cilësisë së produkteve të tij. Granti ia mundëson BPRG-së shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve të veta njerëzore ekzistuese dhe atyre në ardhje, si dhe rritjen e aftësisë për avokim të sukesshëm për ndryshim të politikës.
Projekti i propozuar aspiron arritjen e këtyre rezultateve: