26 prill 2017 – Grupi për Ballkan kontribuoi në seminarin e nivelit të lartë, “Kosova dhe Finlanda ndërtojnë të ardhme së bashku: Ndërmjetësimi i paqes, menaxhimi i krizave dhe Plani i Ahtisaarit – Rruga përpara”. Seminari u organizua nga Ambasada e Finlandës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Finlandës. Drejtori ekzekutiv i Grupit për Ballkan, Naim Rashiti, drejtoi një panel mbi Stabilitetin dhe menaxhimin e krizave: Sfidat dhe mjetet për menaxhimin e krizave. Rashiti, gjithashtu paraqiti në panel Planin e Ahtisaarit, paqen dhe sundimin e ligjit.
![](https://balkansgroup.org/wp-content/uploads/2017/04/5bc062882a158500998490-1.jpg)