Arsimi
Ndonëse mungojnë të dhëna të mjaftueshme për sektorin e arsimit si për vitin 2021 ashtu edhe për vitin 2020, bazuar në të dhënat e disponueshme nuk raportohet progres në këtë dimension.
Progres i pamjaftueshëm është shënuar në qasjen në arsim. Gjithashtu, nuk vërehet progres në qeverisjen dhe cilësinë e arsimit, shpenzimet në arsim dhe përafrimin me tregun e punës. Pandemia sigurisht që ka ndikuar në cilësinë e arsimit, por shumica e pengesave në lidhje me dimensionin e arsimit vazhdojnë të jenë prezent që nga kohërat e mëhershme. Rritja e shpenzimeve për arsimin, rritja e shkallës së regjistrimit të studentëve në arsimin terciar dhe përafrimi i kurrikulave me nevojat e tregut të punës janë disa nga fushat ku progresi ka ngecur.