Grupi për Ballkan pjesë e Komisionit të Ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës

27 shkurt 2017 – Menaxheri i Lartë i Programit të Grupit për Ballkan, Jeton A. Rexha, ishte pjesë e Komisionit të Ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës e caktoi komisionin e ekspertëve si përgjigje ndaj kundërshtimit masiv dhe të fuqishëm të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga ana e partive opozitare dhe disa anëtarë të partive në pushtet. Qeveria nuk ishte në gjendje ta miratonte marrëveshjen si rrjedhojë e kundërshtimeve të gjera. Komisioni i ekspertëve përfshinte anëtarë të Qeverisë, Policisë Kufitare, Agjencisë së Kadastrës, Agjencisë së Privatizimit, Agjencisë Pyjore, KOSTT-it, Entit Statistikor, Shoqërisë Civile, komunës së Pejës, Istogut dhe Deçanit; ai u kryesua nga kreu i Akademisë së Shkencave. Mandati i komisionit ishte matja e sipërfaqes dhe verifikimi i territorit të Kosovës. Raporti përfundimtar i komisionit, ndër të tjera, “mirëpriti pjesëmarrjen dhe kontributin e përfaqësuesit të shoqërisë civile (Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan) në cilësinë e vëzhguesit”. Lexo më shumë


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More