Të rinjtë në politikë në rezidencën e Ambasadorit Norvegjez

12 dhjetor 2018 – Për të shënuar fillimin e komponentit te “Rinjtë në Politikë” pjesë e projektit të financuar nga Ministria e Punëve të jashtme e Norvegjisë, Grupi për Ballkan së bashku me Ambasadën Norvegjeze organizuan një takim ku mblodhi 35 përfaqësues të të rinjve nga shumica e partive politike të cilët vijnë nga komuna te ndryshme. Udhëheqësit e forumeve rinore nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Levizja Vetëvendosje (VV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), NISMA për Kosovën, Partia Social Demokrate (PSD), Aleanca Kosova e re (AKR), dhe Alternativa janë ftuar nga Ambasadori Norvegjez në rezidencën e tij, ku ata patën mundësi te mësojnë më shumë për aktivitetet e projektit si dhe objektivat kryesor për përparimin e tyre politik.

Shkëlqesia e tij Per Strand Sjaastad, Ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës në fjalimin  e tij hapës tha “nëse shikojmë në të ardhmen, shumë prej jush në vitin 2035 do te bëhen udhëheqës”, ai theksoi se për të rinjtë tani “është shumë e rëndësishme që ta kenë një vizion të qartë për të ardhmen”.

Ambasadori vazhdoi të hartojë 5 vizione te cilat janë thelbësore për qeverisje gjithëpërfshirëse në Kosovë dhe në rajon në dekadat e ardhshme. “Pjekuria në politikë, përfitimet e ideologjisë, konsensusi, gjithëpërfshirësja dhe llogaridhënia”, siç tha ai, “janë aspekte që ne duhet të parashikojmë në Kosovë deri në vitin 2035”.

Naim Rashiti, Drejtori Ekzekutiv i Grupit të Ballkanit, gjatë fjalimit të tij, theksoi se “është shumë e rëndësishme që investimet të barten në zhvillimin e rinisë në politikë, veçanërisht ata të cilët duan te jenë pjesë e proceseve transformuese socio-politike të Kosovës”.

Përveç kësaj, z. Rashiti ri konfirmoi angazhimin e Grupit të Ballkanit për “ngritjen e kapaciteteve të partive politike, në veçanti, fuqizimin e anëtareve te rinj”.

Pas fjalëve hapëse, ambasadori mori kohë për të takuar çdo grup te forumeve individualisht. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të mësuar më shumë për shqetësimet e tyre specifike dhe për të riafirmuar angazhimin e Grupit të Ballkanit dhe Ambasadës Norvegjeze për zhvillimin politik të të rinjve.

Përfaqësuesit e të rinjve gjithashtu patën mundësi të takoheshin me pjesëtarë nga subjekte të tjera politike, ku ata mund të bisedonin me njëri-tjetrin dhe të diskutonin qëndrimet kolektive ndaj pengesave në pjesëmarrjen e tyre në politikë.

Siç është vërejtur nga një përfaqësues i të rinjve të pranishëm, “është e rëndësishme të tejkalohet polarizimi politik i promovuar nga të vjetrit e partive në mënyrë që të nxisim një mirëkuptim më të mirë mes njëri-tjetrit”. Një përfaqësues tjetër i të rinjve pohoi se “ne nuk mund ta hedhim poshtë politikën kur të mendojmë për të ardhmen tonë dhe arsimin, pasi politika ndikon pothuajse të gjitha sferat e jetës sonë të përditshme”.

Komponenti i të rinjve është pjesë e projektit dy vjeçar të Grupit për Ballkan “Avancimi i institucioneve Kosovare, demokratizimi dhe bashkëpunimi regjional” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Aktivitetet e të rinjve kanë për qëllim të ju ofrojnë përfaqësuesve të tyre mjetet e nevojshme për të trajtuar problemet bashkëkohore rreth pjesëmarrjes në politikë. 

Bazuar në sukseset paraprake, BPRG synon që të inkurajoj të rinjtë për një angazhim edhe më efikas ne politikë. Aktivitetet e parashikuara ne kuadër të këtij projekti do të kontribuojnë në krijimin e një strukture më gjithëpërfshirëse për përfaqësuesit e të rinjve dhe po ashtu do të ofroj mbështetje në sferën politike për zhvillimin e ekspertizës profesionale. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me forume rinore te partive politike, komponenti rinor i Grupit ë Ballkanit kërkon të hartojë një program gjithëpërfshirës edukimi qe ju mundëson përfaqësuesve të rinjve të forcojnë ekspertizën e tyre politike.

Raportimi i mediave:

KLAN KOSOVA – https://www.youtube.com/watch?v=JmaIqI9pROI&feature=youtu.be&t=1043 (min 17:21)
RTK – https://www.youtube.com/watch?v=r79lwuzkT0A
EKONOMIA ONLINE – https://bit.ly/2GeHVfU


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group signed a cooperation agreement with the Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, to support the new project - Advancing the European Agenda for Kosovo: Consolidating Peace Institutions and EU-Related Reforms. This project aims to strengthen…

3

Load More