13 nëntor 2018 – Grupi për Ballkan organizoi një trajnim dhe punëtori me zyrtarë për marrëdhënie me publikun nga institucionet gjyqësore dhe Odën e Avokatëve të Kosovës për Menaxhimin e kanaleve të Komunikimit.
Në këtë punëtori dhe trajnim morën pjesë zyrtarë të marrëdhënieve me publikun nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Supreme, dhe gjykatat themelore të Prizrenit, Ferizaj, Pejë dhe Gjilan si dhe anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës.
Qëllimi i trajnimit ishte të kontribuojë në përmirësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve gjyqësore dhe publikut përmes një qasje të më të mirë ndaj mediave.
Pjesa e parë e trajnimit iu kushtua menaxhimit të mediave sociale dhe u mbajt nga Oltion Beshiri, këshilltar për Komunikimin e Medias Sociale.
“Me ndihmën e teknologjisë së informacionit, lajmet e rreme mund të shpërndahen me shpejtësi, të cilat në vazhdimësi ndryshojnë të vërtetën. Komunikimi i drejtpërdrejtë i institucioneve gjyqësore me audiencën është i nevojshëm për të komunikuar informacione në mënyrë të duhur dhe në kohë reale. Kjo mund të jetë e mundur përmes mediave sociale, ”deklaroi Beshiri.
Pjesa e dytë e trajnimit u drejtua nga Kreshnik Gashi, gazetar nga BIRN Kosova, i cili mbajti trajnimin për qasjen ndaj mediave, monitorimin e mediave dhe hartimin e njoftimeve për shtyp. Ai gjithashtu ndau praktikat më të mira dhe përvojën profesionale për t’u marrë me media me sukses.
Trajnimi një ditor u krijua në atë mënyrë që të lejojë zyrtarët e komunikimit dhe gazetarët të nxisin komunikimin e duhur me njëri-tjetrin, duke rezultuar që publiku të jetë në gjendje të ketë qasje në informata të duhura dhe të ofruara në mënyrë të drejtë.
Ky trajnim është një pjesë e projektit rajonal “Fuqizimi i raportimit në standardet e sundimit të ligjit në Serbi, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë” i mbështetur nga Oda Amerikane e Avokatëve dhe implementohet nga Grupi për hulumtimin e Politikave në Ballkan.