Tryezë e rrumbullakët me nënkryetarë të partive politike

3 prill 2017 – Nënkryetarët e pesë partive politike mbajtën një raund të ri të dialogut politik, të mundësuar nga Grupi për Ballkan, në Prishtinë. Përfaqësuesit e partive punuan në zhvillimin dhe rritjen e dialogut me fokus në çështjet prioritare që duhen diskutuar para dhe pas zgjedhjeve, “sa herë që të mbahen”.

Përveç mosmarrëveshjeve, nënkryetarët e partive shprehën gatishmërinë e tyre për ta shtuar dialogun dhe u pajtuan për harmonizimin e agjendës që përmban tema për diskutime të mëtejme. Agjenda përfshin çështje që kanë nevojë për konsensus më të gjerë: demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, dialogu me Serbinë, transformimi i forcave të armatosura, reforma zgjedhore, rregullat dhe procedurat e parlamentit dhe legjislacioni tjetër vendimtar. Temat e agjendës janë pjesë e udhërrëfyesit të dialogut të hartuar në vitin 2016.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More