Tryezë e rrumbullakët për përfshirjen e grave: Përfaqësimi i pabarabartë i grave në politikë dhe vendimmarrje

26 Shkurt 2019 – Grupi për Ballkan organizoi  tryezën e rrumbullakët e quajtur “Përfshirja e Grave: Pabarazia e përfaqësimit gjinor në politikë dhe vendimmarrje”. Ngjarja u organizua për të diskutuar dhe përmirësuar përfshirjen e grave në politikë, institucione dhe vendimmarrje mbi bazën e gjetjeve të artikullit të fundit të Politikave të BPRG-së “Gratë në politikë: (Pa)Barazia gjinore në politikë dhe vendimmarrje”. Artikulli identifikon aspekte që mirëmbajnë boshllëkun gjinor në Kosovë dhe ofron rekomandime konkrete për përmirësimin e barazisë gjinore në qeverisjen dhe jetën politike të vendit.

Ndërhyrjet politike janë thelbësore për përmirësimin e përfaqësimit gjinor dhe ngritjen e përfshirjes. Kjo u konfirmua nga hulumtimet dhe tryezat e rrumbullakëta më herët me gratë politikane.

Diskutimet u përqendruan në veprimet afatshkurtra dhe afatmesme që duhet të ndërmarrin partitë politike dhe qeveria për të kontribuar në një reformë më efektive për barazinë dhe përfaqësimin gjinor.

Dialogu Politik mblodhi përfaqësues të lartë të burrave dhe grave nga Partitë Parlamentare, përfaqësues të Qeverisë, Presidencës, Institucione të pavarura, nga Ombudspersoni, donatorët, përfaqësues të Zyrës së BE-së, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, NDI dhe OJQ-të e Grave.

Në fjalën e tij hyrëse, Naim Rashiti theksoi se akterët nga institucionet e ndryshme në tryezë kanë rol kyç në institucionet e tyre përkatëse dhe si të tilla, “ne i ftojmë fuqishëm të debatojnë se si të ndërmarrin masa konkrete për të rritur përfaqësimin”.

Përfaqësuesja e lartë e zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova, argumentoi se gratë janë të nën përfaqësuara në vendimmarrje dhe ajo theksoi se “partitë politike tani e kanë rastin të bëjnë diçka dhe kjo duhet të fillojë nga vetë ato”.

Përfaqësuesit e partive politike debatuan rreth implementimit të Ligjit për Barazi Gjinore, përfaqësimit të grave në qeveri, në kuvend dhe parti politike dhe rolit të tyre Brenda institucioneve. Ombudspersoni këmbënguli që të gjitha dikasteret e qeverisë duhet të zbatojnë veprime afirmative të vendosura në ligj, për të ngritur përfaqësimin gjinor.

Në përgjithësi, partitë politike mbështesin futjen e një kuote për përfaqësimin gjinor në ligjin e ri për qeverinë dhe definimin e barazisë në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Përfundimet e nxjerra nga kjo tryezë e rrumbullakëtdo të ndahen me partitë politike, qeverinë dhe kuvendin.

Hulumtimi dhe artikulli është Promovim i Shoqërisë Demokratike (PShD) – financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA) dhe i menaxhuara nga Fondacioni Kosovar i Shoqërisë Civile (KCSF), dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë

Tryeza ishte pjesë e Dialogut të Politikave që Grupi i Ballkanit e lehtësoi me partitë politike dhe me mbështetje nga fondet e Departamentit Federal të Zvicrës për Punë të Jashtme.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group signed a cooperation agreement with the Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, to support the new project - Advancing the European Agenda for Kosovo: Consolidating Peace Institutions and EU-Related Reforms. This project aims to strengthen…

3

Load More