Udhëheqësit e Kosovës takohen për të dialoguar

5 gusht 2016 – Sot, udhëheqësit e Kosovës u takuan për të diskutuar për çështjet që kanë shkaktuar kundërthënie mes qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli (kryetar i PDK-së), Visar Ymeri (kryetar i VV-së), Ramush Haradinaj (kryetar i AAK-së) dhe Fatmir Limaj (kryetar i NISMA-s), të shoqëruar nga nënkryetarët, diskutuan për situatën politike.

Takimi i udhëheqësve u mbajt në katër raunde dialogu me nënkryetarë të partive, të cilët kishin përgatitur një draft udhërrëfyes për dialogun politik. Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ishte në qendër të diskutimeve mes udhëheqësve. Udhëheqësit e qeverisë dhe opozitës mbështetën Udhërrëfyesin dhe temat. Ata u pajtuan ta vazhdojnë dialogun dhe shprehën mbështetjen për iniciativën e Grupit për Ballkan. Pas dy vjetëve të krizës politike, takimi i udhëheqësve shënon një hap premtues drejt stabilitetit dhe konsolidimit politik. Udhëheqësit u takuan për herë të parë që nga viti 2014.

Dialogu politik në nivel të nënkryetarëve dhe udhëheqësve synon ta konsolidojë dialogun dhe t’u ndihmojë partive dhe institucioneve që të trajtojnë dhe zgjidhin çështje kyçe të shtetndërtimit dhe të arrijnë konsensus për tema të rëndësishme kombëtare. Ky dialog mundësohet nga Grupi për Ballkan; ne angazhohemi në konsultime të vazhdueshme me të gjithë aktorët dhe ofrojmë vend dhe rol të paanshëm për një dialog gjithëpërfshirës politik. Projekti i dialogut mbështetet financiarisht nga Qeveria e Zvicrës dhe e Norvegjisë.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More