27 Shkurt 2019 – Grupi për Ballkan organizoi tryezën e rrumbullakët e quajtur “Përfshirja e Grave: Pabarazia e përfaqësimit gjinor në politikë dhe vendimmarrje”. Ngjarja u organizua për të diskutuar dhe përmirësuar përfshirjen e grave në politikë, institucione dhe vendimmarrje duke e përdorur si bazë artikullin e Grupit për Ballkan “Gratë në politikë: (Pa)Barazia gjinore në politikë dhe vendimmarrje”.
Konkludimet e kësaj tryeze të miratuara më koncensus u janë dërguar të gjitha institucioneve, qeverisë, Presidentit, Kuvendit dhe deputeteve, të pavarura, Ombudspersoni, donatorëve, dhe organizatave ndërkombëtarë.
Lexo përfundimet e plota këtu.