23 shkurt 2017 – Promovimi, parandalimi dhe raportimi i radikalizimit ndër të rinjtë është pjesë integrale e fushatës sonë ” Mbështetje për premtimin”. Ndërtimi i koalicioneve të aktivistëve të komunitetit bazë na përkrahu për ta zgjeruar shtrirjen e rrjetit “Amplifying Credible Voices” (Zgjerimi i zërave të besueshëm) në komunitetet në rrezik. Debatet publike kontribuuan në identifikimin e boshllëqeve dhe forcimin e mëtejmë të koordinimit në nivelet bazë midis audiencave përkatëse dhe institucioneve të bazuara në komunitet. Projekti “Mbështetje për premtimin” është pjesë e përpjekjeve tona për t’i mobilizuar komunitetet dhe përfaqësuesit lokalë kundër ekstremizmit dhe radikalizimit.