Ftesë për aplikim në Programin Ekzekutiv “Të Rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike; Trajnim për Politika Publike dhe Shkathtësi” 2023

Programi ekzekutiv “Të rinjtë në politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike” synon të trajnojë dhe ngritë kapacitetet e të rinjve aktiv në parti politike në Kosovë në fushat sikurse sundimi i ligjit, politikat publike, qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik dhe politikat shoqërore, politikat e edukimit, bashkëpunimi rajonal, etj. Duke mbledhur rininë e të gjitha subjekteve politike, ky program do të shërbejë si platformë për pajisjen e këtij grupi me njohuri në fushat specifike. Pjesëmarrësit e përzgjedhur të cilët do të vijojnë trajnimin me rregull do të pajisen me certifikatë të programit.

Gjuha e cila do të përdoret përgjatë trajnimit është gjuha shqipe. Në rastet kur njëri nga ligjëruesit apo folësit e ftuar nuk është shqip-folës, atëherë Grupi për Ballkan do të ofroj përkthim simulant.

Pse ky trajnim?

  • Do të ngritë kapacitetin e të rinjve nga partitë politike në tema si politikat publike në Kosovë, qeverisje e mirë, bashkëpunim rajonal etj;
  • Plan programi është përpiluar nga kërkesat e shfaqura nga të rinjtë e partive politike në gjashtë (6) fokus grupe të organizuara nga Grupi për Ballkan;
  • Temat kryesore do të ligjërohen nga profesorë të nivelit të lartë;
  • Do të ofrojë një platformë bashkëpunimi dhe komunikimi midis të rinjve nga partitë e ndryshme politike;
  • Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të cilat do të prezantohen në fund të programit;
  • Ngritjen e aftësive komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Zhvillimin e mendimit kritik;
  • Zhvillimin e aftësive negociuese;
  • Pas përfundimit me sukses të trajnimit, ju do të bëheni pjesë e Rrjetit Alumni “Të rinjtë në Politikë” brenda së cilit do të ketë aktivitete të shumta.

VËMENDJE: Në kuadër të Rrjetit Alumni, pjesëmarrësve të trajnimit do t’u ofrohet mundësia për të aplikuar për punë praktike me pagesë, pranë Grupeve Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kriteret e pranueshmërisë:

  • Të jeni anëtar aktiv i njërit nga forumet rinore politike në Kosovë;
  • Mosha 20-30 vjeçare;
  • Të jeni të paktën në vitin e dytë të studimeve në nivelin universitar;
  • Të keni interes për tema lidhur me politikë;
  • Të jeni në gjendje të merrni pjesë katër ditë gjatë trajnimit, sipas datave më poshtë;
  • Të jeni bashkëpunues dhe të hapur të punoni me të rinjtë nga partitë e tjera politike;
  • Të jeni të përkushtuar të merrni pjesë në një vizitë vendore njëditore në njërin nga institucionet;

NUMRI I PJESËMARRËSVE TË PËRZGJEDHUR DO TË ËSHTË I KUFIZUAR

Trajnimi do të mbahet me datë 23-26 Maj në objektin e RIT Kosova (ish Universiteti Amerikan).

Grupi për Ballkan do të mbulojë të gjitha shpenzimet e trajnimit, duke përfshirë:

  • Kostot e transportit lokal;
  • Ushqimi dhe pije freskuese gjatë gjithë trajnimit;
  • Për pjesëmarrësit nga jashtë Prishtinës, ne do t’i mbulojmë shpenzimet e akomodimit;
  • Materiale studimore;
  • Transport, ushqim dhe pije për vizitën studimore lokale

Për pyetje shtesë, na kontaktoni në: [email protected]

Për të aplikuar, klikoni këtuAfati i fundit për aplikim është 14 Maj 2023.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More