Dështimi i gjyqësorit të Kosovës në komunikim me publikun

24 korrik 2019 – Sistemi i drejtësisë në Kosovë mbetet i shkëputur nga qytetarët. Marrëdhënia e ngurtë midis gjyqësorit dhe publikut paraqet një pengesë të madhe për të komunikuar drejtësinë tek populli. Boshllëqet në komunikim kanë kontribuar ndjeshëm në perceptimet negative të qytetarëve ndaj institucioneve gjyqësore dhe drejtësisë që ata i shërbejnë.

Si e tillë, transparenca dhe qasja në informatat publike kanë ndikim thelbësor në nivelin e besimit të publikut në institucionet gjyqësore. Këto dy parime jo vetëm që rrisin llogaridhënien e gjyqësorit, ato gjithashtu janë shkak për ngritjen e pavarësisë institucionale dhe rrisin besimin e publikut.

Korniza ligjore e gjyqësorit të Kosovës garanton bazën themelore për institucione gjyqësore transparente dhe të hapura. Ky artikull shqyrton gjendjen aktuale të nivelit të tyre të transparencës, si dhe sfidat dhe pengesat kryesore me të cilat përballet gjyqësori për t’u bërë më i qartë karshi publikut.

Nëpërmjet një analize (kritike) të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) si dhe rolit të mediave si ndërmjetësues, artikulli nxjerr në pah nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe për një debat konstruktiv midis institucioneve të përfshira që të ndryshohet qajsa e institucioneve gjyqësore karshi komunikimit të drejtësisë me publikun.

Lexoni artikullin këtu.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group signed a cooperation agreement with the Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, to support the new project - Advancing the European Agenda for Kosovo: Consolidating Peace Institutions and EU-Related Reforms. This project aims to strengthen…

3

Load More