Dialogu politik – Tryezë e rrumbullakët me kryetarë e nënkryetarë

4 korrik 2017 – Mundësuar nga Grupi për Ballkan, kryetarët dhe nënkryetarët e partive parlamentare VV, LDK, PDK, AAK, NISMA dhe PSD u mblodhën për një raund të ri të dialogut politik. Diskutimet u përqendruan rreth konsensusit për dialogun me Serbinë me dy prioritete, emërimin e ekipit negociator dhe parimet për dialogun me Serbinë, që përfundimisht do ta fitojnë miratimin e parlamentit.

Megjithatë, mosmarrëveshjet mbeten brenda koalicionit qeverisës dhe mes qeverisë e opozitës. Partitë u pajtuan t’i braktisnin raundet e dialogut të organizuara nga partitë politike, të vlerësuara si vend i vështirë për të arritur konsensus. Përfaqësuesit e partive u pajtuan të përpiqen për takime që do t’i përfshinin vetëm kryetarët.

Aktivitetet e ardhshme të Grupit për Ballkan do të përfshijnë kryetarë, nënkryetarë dhe ekspertë të jashtëm.

Projekti dhe aktivitetet zbatohen me mbështetjen e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës (Ambasada Zvicerane) dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More