Nënkryetarët e pesë partive kryesore në vend janë takuar gjatë fundjavës në Tiranë. Takimi është konfirmuar nga Naim Rashiti i Grupit Ballkanik për Politika, i cili ka thënë se takimi është i nënti me radhë që nga marsi i vitit të kaluar. Formate të këtilla kishin nisur me qëllim të nxitjes së dialogut ndërpartiak në funksion të zhbllokimit të situatës politike për shkak që ndërlidhen me Asociacionin dhe Demarkacionin.