Rashiti thotë se situata në veri nuk po shkon drejt normalizimit: Kosova të bëjë një ofertë politike

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, zvarritjen e këtij procesi si dhe tensionet në pjesën veriore të vendit.

Sipas tij, zhvillimet e fundit janë produkt i procesit të dialogimit në Ohër, aty ky siç ka thënë Rashiti, Bashkimi Evropian ka nxjerr pothuajse me forcë një marrëveshje e cila nuk i ka ndryshuar raportet mes palëve, por e ka bërë Serbinë edhe më agresive.

“Situata nuk ka ndryshuar asgjë, përveç një dokumenti i cili është nxjerr pothuajse me forcë nga z. Borrell dhe z. Lajçak nga palët në Bruksel e në Ohër, por i cili në thelb nuk ka ndryshuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka ndryshuar qasjen e palëve e të Serbisë, ajo është bërë edhe më agresive dhe rezultat i krejt kësaj çka ka ndodhur sot dhe zhvillimet e njëpasnjëshme janë produkt i atij procesi të Ohrit, formës së bërjes së të ashtuquajturës marrëveshje dhe dështimin për të siguruar implementim gjithëpërfshirës”, ka deklaruar analisti politik.

E duke komentuar protestat që po mbahen tash e mbi dy javë nga serbët lokalë në veri, Rashiti ka thënë se “nuk ka asnjë parametër që na çon të besojmë se do të kemi proces të normalizimit”.

“Më herët faktori ndërkombëtar ka mundur disi ta bindë Serbinë ta shtyjë t’i bëjë disa hapa e në këtë stad faktori ndërkombëtar nuk është në gjendje që më të paktën gjë të nxjerr nga Serbia në raport me Kosovën. Ky defekt bashkë me marrëveshjet ka sjell në këtë gjendje ku jemi”.

Ai tutje është shprehur se kjo nuk e përjashton aspak përgjegjësinë e Kosovës, e cila sipas tij, është dashur ta menaxhojë tërësisht më mirë situatën në veri.

“Por, ajo që duhet kuptuar tani është që nuk ka proces të normalizimit. Faktori ndërkombëtar nuk po e bind dot Serbinë për këtë situatë. Tani duhet të ndodh një proces paralel politiko-juridik e i sigurisë për ta menaxhuar veriun. Paralel kësaj mund të ketë edhe proces të dialogut në Bruksel, i cili duhet të jetë ekskluzivisht për normalizim të plotë dhe implementim gjithëpërfshirës të marrëveshjes. Nuk mund të shkohet në Bruksel për çdo situatë të menaxhimit të krizave në veri”.

Rashiti ka thënë se është Kosova pala e cila duhet të bëjë një ofertë politike, krahas veprimeve të sigurisë të cilat po i ndërmerr në veri.

“Prishtina, institucionet e Kosovës dhe elita politike duhet ta gjejnë një mënyrë të guximshme për t’u ballafaquar me realitetin në veri. Realiteti kërkon një ngërthim të veprimeve politike dhe të sigurisë. Besoj se edhe me hapat e sigurisë që do të merren do të ketë mbështetje ndërkombëtare, por kësaj po i mungon një ofertë politike. Nuk do të kthehen serbët në situatën paraprake pa një ofertë politike. Një prej tyre mund të jetë që të ketë një plan për fillimin e konsultave për themelimin e Asociacionit brenda Kosovës, e të mos shkohet në Bruksel fare për këtë çështje”.

“Konsultat duhet të bëhen me serbët e Kosovës dhe me mbështetje ndërkombëtare që deri në shtator të ndërtohet statuti i Asociacionit e pastaj të mbahen zgjedhjet. Në këtë mënyrë Kosova do ta bind faktorin ndërkombëtar që ta mbështesë Kosovën për ta menaxhuar situatën e sigurisë në veri. Mendoj se këtë po e kërkon faktori ndërkombëtar”, ka deklaruar ndër të tjera ai./Telegrafi/

Video link.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More