Grupi për Ballkan lanson programin trajnues “Të rinjtë në politikë”

30 qershor 2019 – Më 29-30 qershor 2019, Grupi për Ballkan organizoi edicionin e parë të programit trajnues “Të rinjtë në politikë”. Kjo komponentë është pjesë e një projekti më të madh të quajtur “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, demokratizimi, dhe bashkëpunimi rajonal”. Komponenta për të rinj synon t’i ofroj të rinjëve që janë anëtarë të partive politike në Kosovë mundësinë e zhvillimit të njohurive praktike të cilat do t’i ndihmojnë ata në adresimin e sfidave më kritike përgjatë karrierës së tyre.

Ne kemi organizuar një seri të fokus grupeve dhe punëtorive, dhe kemi zhvilluar një kurrikulë moderne për programin trajnues. E gjithë kjo është arritë në bashkëpunim me përfaqësues të partive politike si dhe ekspertë.

Grupi i parë që ndoqën trajnimin përbëhej nga 25 pjesëmarrës nga partitë politike sikurse: LDK, PDK, AAK, LVV, PSD, NISMA dhe AKR. Pjesëmarrësit ishin nga njëmbëdhjetë komuna të Kosovës, si dhe përfaqësimi i tyre gjinor ishte i barabartë.

Edicioni i parë i trajnimit mbuloi temat siç janë: Partitë politike dhe ideologjitë, Bashkëpunimi rajonal dhe Dialogu Kosovë- Serbi, Zhvillimi ekonomik dhe Politikat sociale, si dhe Përfshirja gjinore dhe sociale. Secili modul i trajnimit kishte të përfshirë edhe nga një shkathtësi në të cilën pjesëmarrësit u trajnuan. Disa nga shkathtësitë ishin debatimit, komunikimi strategjik, hartimi i dokumenteve zyrtare, dhe mendimi kritik dhe konceptual. Modulet u ligjëruan nga profesorë me renome në RIT Kosova, duke përfshirë Dr. Shqipe Mjekiqi, Garentina Kraja, Mentor Nimani, dhe Dr. Linda Ziberi.

Me qëllim të shtuarjes së aspektit praktik në secilin modul, ne kishim të ftuar dy folës, të cilët ndanë njohuritë e tyre në fushat respective. Folësit e ftuar ishin Fisnik Rexhepi- eskpert në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe Rozafa Ukimeraj- Sekreate e përgjitshme në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Prezantimet që u bënë nga folësit nxitën një debat mjaft interesant në mesin e pjesëmarrësve, marrë parasysh që ata ishin shumë të interesuar të mësonin më shumë rreth procesit të vendimmarrjes brenda institucioneve të Kosovës- aspekt në të cilin të dy folësit kanë përvojë të madhe.

Sesioni i radhës i trajnimeve do të mbahet në vjeshtë. Trajnimi do të ofroj edhe katër module shtesë në temat sikurse: Qeverisja e mire dhe sundimi i ligjit, Politikat e edukimit, Politikat e shëndetit dhe ato sociale, si dhe Integrimi në BE. Përveç kësaj, pjesëmarrësit do të vizitojnë institucionet të rëndësishme në Kosovë që të shohim se si ekzekutohen në jetë të përditshme politikat për të cilat pjesëmarrësit kanë mësuar në trajnim.  

Ky project financohet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, dhe implementohet në bashkëpunim me Qendrën për Trajnime dhe Zhvillim në AUK.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More