Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e dytë të Programit Ekzekutiv 2021 “Të Rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike; Trajnim për Politika Publike dhe Shkathtësi ”

26-28 Tetor 2021

Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e dytë të Programit Ekzekutiv 2021 “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike”. Njëzet e pesë anëtarë të rinj të të gjitha partive politike morën pjesë në një trajnim intensiv për të mësuar tema dhe shkathtësi të reja. Pjesëmarrësit ishin nga 16 komuna të ndryshme.

Trajnimi përfshiu lëndë si: Integrimi Evropian, Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu Kosovë-Serbi, Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit, Zhvillimi Ekonomik, Politikat Arsimore, Politikat Shëndetësore dhe Përfshirja Gjinore dhe Sociale. Lëndët u ligjeruan nga profesionist të lamive.

Pjesëmarrësve iu ofrua ekspertizë dhe angazhim në aktivitete ndërvepruese si: zhvillimin e aftësive në ciklin e politikave, komunikimin me akterë të ndryshëm, konceptimin e dokumenteve të politikave dhe shpërndarjen e tyre, simulimin e negociatave dhe dialogut, hartimin e memorandumeve dhe të menduarit kritik e konceptual.

Si pjesë e Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në politikë”, Grupi për Ballkan organizoi një vizitë studimore në një institucion të rëndësishm publik: Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës. Pjesëmarrësit e rinj patën një mundësi unike për t’u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm dhe nëpunës civil.

Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipi i tij përgatitën një prezantim të gjerë për rolin e Ministrisë, si dhe mënyrën se si funksionon një institucion publik. Pas prezantimit, pjesëmarrësit kishin pyetje shtesë mbi përvojat personale të Sekretarit të Përgjithshëm rreth punën në institucioni dhe lidhur me sfidat e përditshme me të cilat përballet në përmbushjen e detyrave të tij.

Komponenti “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”. Programi i Grupit për Ballkan “Të rinjtë në politikë”, mundohet t’iu ofrojë të rinjve dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një mundësi për të zhvilluar aftësi praktike për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre në politikë. Projekti është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More