Grupi për Ballkan paraqiti Raportin e Progresit për Agjendën për Reforma Evropiane

10 nëntor 2017 – Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, i kontribuuan konferencës që Grupi për Ballkan e organizoi me rastin e paraqitjes së Raportit të Progresit për Zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA): Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit.

Raporti i Progresit për ERA-n paraqet ritmin e zbatimit në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, vonesat dhe sfidat me të cilat ballafaqohej zbatimi mes nëntorit të vitit 2016 dhe tetorit të vitit 2017. Përveç një analize të detajuar, raporti i ofron rekomandime qeverisë në avancimin e zbatimit të ERA-s.

Qeveria ka shënuar përparim në zhvillimin e koncept dokumenteve mbi suspendimin/largimin e zyrtarëve publikë të akuzuar apo të dënuar për korrupsion. U bë një analizë shqyrtimi e agjencive të pavarura dhe organeve rregullatore. Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit u dorëzua në parlament. Megjithatë, mbetet shumë punë për t’u zbatuar. Legjislacioni për ta zbatuar suspendimin e zyrtarëve publikë nuk është përgatitur. Miratimi i ligjeve për shërbimin civil, pagat dhe organizimin e administratës publike ende nuk është avancuar. Progresi në kontrollimin e financave të partive po shkon shumë ngadalë.

Kryeministri Haradinaj nënvizoi prioritetet e qeverisë së tij për vitin 2018, përfshirë angazhimin për t’i zbatuar prioritetet që rrjedhin nga ERA dhe MSA-ja. Duke njohur sfidat dhe kapacitetet e kufizuara për zbatim, Kryeministri ripohoi angazhimin e qeverisë së tij për ta avancuar zbatimin e ERA-s. Haradinaj bëri thirrje për forcimin e kapaciteteve qeverisëse që do ta vazhdonin punën në mënyrë të pavarur pavarësisht zgjedhjeve, krizës apo vonesave politike.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, paraqiti planin e punës së qeverisë për vitin 2018 për ERA-n dhe theksoi se plani i ri i veprimit do t’i paraqitet komisionit të BE-së. Ministrja Hoxha ftoi aktorë të tjerë, shoqërinë civile për ta mbështetur agjendën evropiane.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, paraqiti plane dhe detyra të menjëhershme të ministrisë për avancimin e zbatimit të planit të veprimit për ERA-n. Ministri vuri në pah që projektligji për prokurorin e shtetit dhe koncept dokumenti për suspendimin e zyrtarëve publikë të akuzuar për korrupsion ose krim të organizuar janë gati të procedohen në qeveri për miratim.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, lavdëroi përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të ecur përpara me Agjendën për Reforma Evropiane. Megjithatë, ajo gjithashtu përmendi sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës. Ambasadorja Apostolova theksoi nevojën që Zyra e Kryeministrit bashkë me Ministrinë e Integrimit Evropian duhet të marrin rol udhëheqës dhe proaktiv përballë partnerëve të tjerë zbatues.

Ambasadori i Norvegjisë, Per strand Sjaastad, (donatori i BPRG-së) paraqiti planet e qeverisë së tij për ta mbështetur Ministrinë e Integrimit Evropian në zbatimin e MSA-së dhe të programeve të tjera të BE-së.

Prezantues të tjerë në konferencë ishin: Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ekspertë dhe ambasadorë.

Pjesëmarrës të tjerë në konferencë ishin ambasadorët e vendeve të BE-së, agjencitë qeveritare për zhvillim, GIZ, USAID, DELUX, SIDA, UNDP, NDI, zyrtarë qeveritarë dhe agjenci, shoqëri civile dhe ekspertë të pavarur.

Aktivitetet e BPRG-së për Agjendën për Reforma Evropiane mbështeten nga Ambasada Norvegjeze, KCSF, OSIFE TTF. Grupi për Ballkan është grupi kryesor i ekspertëve për t’i promovuar dhe mbështetur reformat e ERA-s. Raporti i parë Agjenda për Reforma Evropiane: Sfidat ndaj Planit të Mirë u botua në nëntor të vitit 2016. Ju mund ta lexoni raportin e plotë AGJENDA PËR REFORMA EVROPIANE: QEVERISJA E MIRA DHE SUNDIMI I LIGJIT duke klikuar [këtu].

Për më shumë raportime dhe informata për konferencën, luteni t’i vizitoni vegëzat më poshtë:: 

http://bit.ly/2yJxiK1 
http://bit.ly/2jrIVCz 
http://bit.ly/2zFiT5o 
http://bit.ly/2A09rd8 
http://bit.ly/2zDCv9Q 
http://bit.ly/2zGxNrC
http://bit.ly/2mszV1c



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More