01 Shkurt 2021 – Grupi për Ballkan lanson projektin “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane” i financuar nga Ministria Punëve të Jashtme Norvegjisë .
Projekti synon të fuqizoj paqen, shtet-ndërtimin dhe agjendën Evropiane për Kosovën, përmes pajtimit, politikëbërjes gjithëpërfshirëse, dhënies së ekspertizës, rritjes së mbështetjes politike dhe shoqërore për paqen, ndërtimit të kapaciteteve te perfaqësuesve të rinj politik si dhe mbështetjes së bashkëpunimit rajonal dhe avancimit të zbatimit të reformave.
Projekti tre-vjeçar synon përfshirjen e gjërë të palëve të interesuara që mund të ndikojnë në ndryshimet shoqërore të tilla si qeveria, partitë politike, shoqëria civile dhe media etj.
Secili komponent i projektit “Fuqizimi i agjendës së paqes dhe shtet-ndërtimit dhe përparimi i agjendës Evropiane” është hartuar me kujdes, bazuar në ndërhyrjet e nevojshme dhe boshllëqet e identifikuara. Diagrami trekëndësh paraqet qartë agjendën e ndërtimit të shtetit të Kosovës, ndërhyrjet e nevojshme, të cilat gjithashtu formojnë agjendën dhe prioritetet kryesore të Grupit për Ballkan.
Projekti ka tri shtylla kryesore:
Aktivitetet inkurajojnë dhe promovojnë pjesëmarrjen e grave, pakicave etnike dhe të rinjve për të fuqizuar proceset e vendimmarrjes.