27 shkurt 2017 – Menaxheri i Lartë i Programit të Grupit për Ballkan, Jeton A. Rexha, ishte pjesë e Komisionit të Ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës e caktoi komisionin e ekspertëve si përgjigje ndaj kundërshtimit masiv dhe të fuqishëm të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga ana e partive opozitare dhe disa anëtarë të partive në pushtet. Qeveria nuk ishte në gjendje ta miratonte marrëveshjen si rrjedhojë e kundërshtimeve të gjera. Komisioni i ekspertëve përfshinte anëtarë të Qeverisë, Policisë Kufitare, Agjencisë së Kadastrës, Agjencisë së Privatizimit, Agjencisë Pyjore, KOSTT-it, Entit Statistikor, Shoqërisë Civile, komunës së Pejës, Istogut dhe Deçanit; ai u kryesua nga kreu i Akademisë së Shkencave. Mandati i komisionit ishte matja e sipërfaqes dhe verifikimi i territorit të Kosovës. Raporti përfundimtar i komisionit, ndër të tjera, “mirëpriti pjesëmarrjen dhe kontributin e përfaqësuesit të shoqërisë civile (Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan) në cilësinë e vëzhguesit”. Lexo më shumë