Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha të premten se procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Hoxha këto komente i bëri në promovimin e Raportit të Agjendës Evropiane të Reformave të hartuar nga grupi hulumtues Balkans Policy Research Group (BPRG).
Source: https://telegrafi.com/hoxha-jemi-gati-te-zbatojme-rekomandimet-e-agjendes-evropiane/